Tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë, MM bën bilancin: Dëmtohen 67 banesa në Qarkun e Dibrës/ VIDEO

BULQIZË - Rikthehen tërmetet në vendin tonë. Lëkundje të forta sizmike u ndjenë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Sipas IGJEUM dhe Institutit Europian të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:38 të kësaj pasditje. 

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km në Veri të Bulqizës në një thellësi prej 25 km. Lëkundjet janë ndjerë më të forta në qytetet si Peshkopi, Burrel, Laç, Pukë, Elbasan si dhe Librazhd. Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi. 


Epiqendra e Termetit

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në Dibër janë dëmtuar disa banesa. Siç duket edhe në këtë video të siguruar nga Report Tv, muret e shtëpive kanë pësuar plasaritje si dhe kanë rrëzuar orenditë shtëpiake. Në bilancin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes flitet për 67 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat, Klos, Bulqizë dhe Dibër. Lëkundjet e forta të tërmetit kanë shkaktur edhe panik te qytetarët. 

bulqize.jpg" style="height:463px; ëidth:780px" />

 

Tërmeti ka qenë me fuqi 5.1 ballë i shkallës rihter sipas IGJEUM dhe institutit europian sizmik

Lëkundjet sizmike janë shoqëruar edhe nga postgoditje, por me intensitet më të dobët. Tërmeti i dytë është regjistruar pas rreth një ore nga i pari, këtë herë me epiqendër në Fushë Lurë, rreth 18 km në Veri-Perëndim të Peshkopisë dhe me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter.

Tërmeti i dytë në Fushë Lurë, një orë pas të parit 

Ky është tërmeti i dytë që godet vendin tonë me të njëjtën magnitudë prej 5.1 ballë i shkallës rihter, pas atij të datës 4 korrik me epiqendër në Gjirin e Lalzit, në Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë, MM bën bilancin: 67 banesa kanë pësuar çarje muresh

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë. 67 banesa rezultojnë të dëmtuara në bashkitë Klos, Mat, Bulqizë dhe Dibër.

Njoftimi i MM:

Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj.

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat. 

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve. 

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit.

Ora 19:55
Tërmeti shkëput gurin në Tropojë, 'Opel'-i tenton t'i shmanget dhe del nga rruga

Lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër pranë Bulqizës, janë ndjerë edhe në Tropojë. Në zonën e Valbonës, tërmeti ka shkaktuar shkëputjen e një guri, i cili ka rënë në rrugë. 

Një automjet tip "Opel" ka tentuar t'i shmanget gurit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Në automjet udhëtonin disa persona nga Kosova. Makina drejtohej nga A.B, 29-vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij F.B ka pësuar lëndime në krah, por është jashtë rrezikut për jetën. 

Udhëtarët po kalonin fundjavën në Luginën e Valbonës. 

Informacion paraprak

Më datë 11.08.2018, në aksin rrugor Valbonë-Dragobi, si pasojë e rënies së një guri të vogël nga një shpat mali, shtetasi kosovar A.B., 29 vjeç, banues në Prishtinë, i cili udhëtonte së bashku me familjen, me qëllim shmangien e gurit, ka humbur kontrollin e mjetit tip "Opel", duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah bashkëshortja, shtetësja F.B., e cila pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar për në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për dokumentin e ngjarjes.

Ora 19:43
Mure të plasaritura dhe orendi shtëpiake për tokë, pasojat e tërmetit në Dibër (VIDEO)

Tërmeti me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter, në Dibër është ndjerë më i fortë se kudo tjetër. Epiqendra e tij ishte 10 km nga Bulqiza. Report Tv ka siguruar pamjet e një banese të dëmtuar nga tërmeti.

Në video duket muret e plasaritura si dhe orenditë shtëpiake të shembura përtokë. Megjithatë nga tërmeti i fortë nuk raportohet për persona të lënduar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 11/08/2018 21:53

    Ishalla bje ndonjë Tërmet 10 Ballë tek PARLAMENTI Shqiptar , kur të jenë të 140 BANDITËT brenda sepse Deputetët e Popullit ata KURRË NUK mund të quhen! Biles do ishte mê mirë të binte ndonjë VULLKAN tek PARLAMENTI dhe ti përpinte LLAVA Hajdutët dhe KRYE HORRAT e Politikës që e bënë Shqipërinë vetëm Vêlla-Vrasje Gjithandej ! Vdesin njerëzit e Ndershëm dhe të mirë , kurse nga ana tjetër rron Petrit HAJDUT Vasili , një MASKARA dhe KRYE HAJDUT me ÇIZME që VJEDH Votuesit e vet dhe POPULLIN e vet !!

    Përgjigju
  • Faik: 11/08/2018 21:53

    Ishalla bje ndonjë Tërmet 10 Ballë tek PARLAMENTI Shqiptar , kur të jenë të 140 BANDITËT brenda sepse Deputetët e Popullit ata KURRË NUK mund të quhen! Biles do ishte mê mirë të binte ndonjë VULLKAN tek PARLAMENTI dhe ti përpinte LLAVA Hajdutët dhe KRYE HORRAT e Politikës që e bënë Shqipërinë vetëm Vêlla-Vrasje Gjithandej ! Vdesin njerëzit e Ndershëm dhe të mirë , kurse nga ana tjetër rron Petrit HAJDUT Vasili , një MASKARA dhe KRYE HAJDUT me ÇIZME që VJEDH Votuesit e vet dhe POPULLIN e vet !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!