Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj ka takuar sot familjarët e 22-vjeçarit të vrarë para pak ditësh në Itali, në një ngjarje me rrethana të dyshimta.

Ndocaj ka mbajtur premtimin e dhënë para disa ditësh, ku u shpreh se do të ofronte avokatin e tij dhe se do të paguante të gjitha shpenzimet për procesin ligjor.

Avokati i tij ka marrë sot dokumentet e nevojshme që pritet të zbardhin të vërtetën e ngjarjes në Milano ku mbeti i vrarë, Gjergj Gjoni.

Pavarësisht se pensionisti italian thotë se e ka vrarë shqiptarin për vetëmbrojtje pasi po i grabiste shtëpinë, familjarët e tij thonë se ngjarja erdhi pasi 22-vjeçari kishte shkuar për t’i kërkuar një shumë parash që italiani i detyrohej.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)