TIRANË- Një rast urgjent që u denoncua në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ gjeti zgjidhje që në minutat e para të transmetimit live.  Kjo ndodhi me rastin e Perikli Lamajt, i cili humbi kontaktet nga Uellsi i Anglisë. Nëna, Gëzime Lamaj ishte duke rrëfyer për të birin dhe një zile telefoni u dëgjua në studio.

Nëna: Prit, prit të lutem, po më merr Petro…
Odeta Dume: Kush?
Nëna: Djali moj, Perikliu…
Odeta Dume: Si? Po të merr djali tani?
Nëna: Po po….po me telefonon tani, mbylle pak Odeta
Odeta Dume: Kjo është mrekullia, dakort zonja Gëzime vazhdoni flisni dhe na njoftoni çfarë ka ndodhur.

Pas disa minutash “Pa Gjurmë” u rilidh më nënën, e cila jeton në Ballsh dhe ajo tregoi se i biri i saj kishte kaluar një siklet të madh në shtetin anglez.

 ‘Ju falenderoj shumë. Fola me djalin dhe u qetësova.  Ai kishte qenë i shqetësuar, pasi kishte patur një problem të madh. Disa persona kishin tentuar ta vidhnin dhe djali kishte përfunduar në polici. Tani është shëndosh e mire dhe ju falenderoj nga zemra qe e morët në konsideratë rastin e Perikliut tim’, tha nëna

Ka ndodhur në studio të kemi dhënë plot lajme të mira, të humbur në pak ditë dhe përballje të papritura live, deri në gjetjen e personave mbi 20 vite të humbur. Një rast i pazakontë, ishte ky i kësaj të premte, kur ai që kërkohej si i humbur në ’Pa Gjurmë’ telefonoi nënën live.