Ndoka: Bojkoti i opozitës në Kuvend, i pakonsultuar dhe i gabua

 
TIRANË, 21 Korrik /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokristiane dhe deputeti i Kuvendit, Nard Ndoka, deklaroi sot se bojkoti i deputetëve të PD-së në Kuvend dhe komisione parlamentare në këtë periudhë, është vendim i nxituar,  i pa konsultuar dhe i gabuar.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", Ndoka argumenton se "Kuvendi është institucioni i ballafaqimit të ideve dhe programeve.Në asnjë rast agresioni politik, fizik apo verbal, opozitën nuk duhet ta largohet apo tërhiqet, qoftë edhe për pak kohë nga e drejta kushtetuese".
Ai deklaron se në këto momente maxhoranca aktuale po kalon me nxitim, në mënyrë të njëanshme, të pa konsultuar dhe arbitrare, disa projektligje, si reforma territoriale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD, sigurimet shoqërore.
"Ka protesta të grupeve te interest, si ish- të perndjekurit, personat me aftësi të kufizuar, dhe në këto moment, opozita duhet të jetë e organizuar, përfaqësuese dhe ballore në Kuvendin e Shqiperisë", thekson deputeti opozitar duke shtuar  se "bojkoti, është një vendim sensibilizues për një moment politik, por kur vazhdon gjatë dëmton vetë opozitën"./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur