Ndoka braktis "anijen" e PD
PDK i bashkohet mazhorancës

Ndoka braktis PDK i bashkohet mazhorancës">
TIRANE - Një tjetër aleat braktis koalicionin e djathtë dhe i bashkohet aleancës qeverisësë. Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka firmosi këtë të hënë marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste për të hyrë së bashku në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Ashtu si edhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, edhe largimi i Ndokës nuk do të jetë vetëm për këto zgjedhje, por në nivel qendror.
 
Burime të sigurta thanë për A1 Report se vendimi i Ndokës është bërë në kushtet e një bashkëpunimi tashmë të pamundur me Partinë Demokratike.
 
“Partia Demokratike nuk krijoi asnjë hapësirë për PDK-në në zgjedhjet lokale”, mësohet të jetë shprehur Ndoka. Duke marrë shkas nga kjo Nard Ndoka iu bashkua koalicionit të mazhorancës me shpresën se mund t’i lënë zonë të lirë kandidimi në Bashkinë e madhe të Kurbinit.

Partia Demokristiane e Nard Ndokës deri në zgjedhjet vendore të 2013 ishte pjesë e opozitës, ndërsa dështoi në negociatat me kryesocialistin Edi Rama, pasi ky i fundit refuzoi ta fuste Ndokën në listat e Partinë Socialiste.

Pas kësaj Nard Ndoka vendosi të bashkohej me koalicionin e mazhorancës që udhëhiqej nga Partia Demokratike që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha.

Ky i fundit vendosi ta fusë Nard Ndokën në një pozicion fitues në listën e qarkut të Shkodrës, e pavarësisht numrit të vogël të votave që mori PDK në ato zgjedhje, Ndoka fitoi një vend në parlament.

Po edhe këtë herë pakënaqësitë për listat e ndanë Nard Ndokën nga koalicioni djathtë, teksa Partia Demokratike nuk la zonë të lirë për të kandiduar përfaqësuesit e PDK. 

Më 30 mars ishte Shpetim Idrizi i partisë çame i cili vendosi të braktisë koalicionin e djathte duke iu bashkuar atij qeverises. Bashkepunimi i pare qe dy ish-aleatet e djathte do te bejne me mazhorancen jane zgjedhjet lokale te 21 Qershorit. PDIU ka shpallur kandidatet e saj per tre bashki Konispol, Peqin, Rrogozhine.
 
Rama firmos me Bushatin e ADK, neser afati i fundit per koaliconet
Ndërkohë, po sot kreu i PS Edi Rama nënshkroi marrëveshjen e koalicionit në këto zgjedhje edhe me kreun e Aleancës Demokristiane Zef Bushati, duke e cuar në 42 numrin e partive që janë pjesë e koalicionit të majtë.
 
Zyrtarizimi i këtyre koalicioneve vjen në prag të skadimit të afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Partitë Politike do të duhet që deri në orën 18:00 të 21 Majit të kenë firmosur koalicionet mes tyre.

Neni 65, pika 1 e Kodit Zgjedhor parashikon që dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve, që është 21 Qershori.

Dy partitë e mëdha politike thuajse e kanë përfunduar marrëveshjet me partitë e vogla dhe pritet që brenda ditës së martë të dorëzojnë në KQZ listat e plota të koalicioneve.

Partia Socialiste dhe aleatët e saj e zgjeruan koalicionin e majtë me rreth 42 parti, jo vetëm të spektrit të majtë, por edhe të krahut të djathtë ku i fundit që ju bashkua kësaj force ishte Demokristiani Nard Ndoka, i cili erdhi pas bashkimit të Frymës së Re Demokratike e drejtuar nga ish-Presidenti, Bamir Topi.

Ndërsa, pritet dhe konkretizimi i marrëveshjes mes PS-së dhe dy aleatëve të vjetër të saj, Partisë Socialdemokrate e Skënder Gjinushit dhe Demokracisë Sociale e Paskal Milos.

Redaksia Online
(o.b/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas