Smogu i rrezikshëm që ka mbuluar verilindjen e Kinës ka sjëllë më shumë “alarme të kuqe” në zonat urbane, ndërsa autoritetet këshilluan banorët në 10 qytete që të mos dalin nga shtëpitë. Kjo situatë pason paralajmërimin e javës së shkuar, se shumë zona të Kinës do të goditeshin rëndë nga ndotja e ajrit. Fundjavën e shkuar, në kryeqytetin e Kinës, Pekin, u regjistrua alarmi i dytë i kuq në historinë e tij, ndërsa e njëjta shkallë ndotje është arritur edhe në portin industrial Tianjin. Pamjet e njerëzve me maska dhe qyteteve të mbuluara nga smogu janë bërë tashmë diçka e zakonshme në Kinë.