Derdhja e vajrave te djegura në vijën bregdetarë të plazhit të Durrësit ka ndezur debatet dhe mes Partisë Demokratike dhe drejtuesve vendor në qytetin e Durrësit.
Një angazhim skandaloz të strukturave shtetore e ka cilësuar deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, planin e masave për largimin e vajrave te djegura nga vija bregdetare.
Ai shtoi se duhej ngritur menjëherë komisioni i emergjencave në nivel njësie vendore, duke parë rëndësinë e situatës.
"Jemi përpara një angazhimi skandaloz të strukturave shtetërore. Ligji mbron ambjentin detar nga ndotja. Ka një ligj specifik të vitit 2002 i cili detyron marrjen e masave institucionale të planifikuara, të paraplanifikuara dhe ndërhyrje të organizuara nga strukturat shtetërore. Ligji detyron që të ngrihet menjëherë komisioni i emergjencave, komiteti i emergjencave në nivel Bashkie dhe në nivel Qarku nga Prefekti dhe deri tani nuk ka asgjë."-tha Bylykbashi gjatë inspektimit të zonës bregdetare.
YLber Dogjani komandant i forcave detare pohon se për normalizimin e situatës janë vënë në gadishmëri të gjitha mjetet e forcave të armatosura.
Krybashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, pohoi se situata është menaxhuar mirë, ndërsa shtoi se mbetjet e varjave të djegura së bashku me rërën janë dërguar në fushën e mbetjeve urbane ku po asgjesohen.
"Vija bregdetare e plazhit të Durrësit është totalisht e pastër falë punës së shkëlqyer dhe këtu duhet të falenderoj forcat tona të armatosura por edhe punonjësit e ndërrmarrjes tonë komunale. Përsa i përket detit janë forcat e armatosura të cilat kanë bërë monitorimin dhe kanë parë që situata është pozitive. Këto janë raste për t'u ndëshkuar. Organet kopetente që merrën me këtë punë duhet të gjejnë fajtorët dhe ti çojnë para drejtësisë. Ne kemi fushën tonë të mbetjeve urbane ku kemi një vënd të veçantë ku hedhim të gjithë kto lloj mbetjesh mbas një farë analizë që i bëjnë specialistët tanë."- tha Dako.
/Shqiptarja.com