Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka urdhëruar pezullimin e peshkimit në Durrës pas ndotjes së detit nga mbetje dhe karburanti.
Panariti ka urdhëruar Autoritetin e Ushqimit për marrjen e mostrave të peshkut dhe bëri me dije se pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundim të analizave.
Ministri tha se, zona e ndalimit të peshkimit është rreth 5 km dhe se koordinatat janë vendosur nga specialistët. Nga ana tjetër, Panariti kërkoi mobilizim për të parandaluar përhapjen e ndodjes dhe pasojat të mos jenë të rënda.
Masat janë marrë nga Ministria e Bujqësisë ndërkohë që kjo ngjarje nuk është vetëm përgjegjësi e këtij dikasteri por e gjithë strukturave qeveritare është shprehur Panariti.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com