Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve Ergys Agasi, i shoqëruar nga ekipet e Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, si dhe inspektorë dhe ekpsertë mjedisorë rajonalë, kanë inspektuar liqenet e ndotura në Belsh, nga shkarkimi i fabrikave të prodhimit të vajit të ullirit.

Kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi tha se “përgjegjësit për këtë ndotje do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon”.

Ai shtoi se janë marrë mostrat në liqene dhe nëse vërtetohet që shkaktarët e ndotjes janë fabrikat e vajit të ullirit, atëherë ato do të mybllen. Rezultatet dalin javën e ardhshme, bëri me dije Agasi. 


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)