Kukësi është zgjedhur për fillimin e fushatës, sepse është qyteti ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi aty ku grumbullohen mbetjet urbane të sjella nga vendbanimet përgjatë dy Drinave.
“Është një nismë që do të pasohet me aktivitete të tjera në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore të basenit të Drinit dhe zhvillimit të turizmit” thonë kështu ekspertët e përfshirë në këtë fushatë.
Në këtë nisëm janë përfshirë bashkitë e Kukësit dhe të Dibrës në Shqipëri, si dhe të Gjakovës dhe Istogut në Kosovë dhe synon trajtimin e problematikës së mbetjeve urbane përgjatë lumit Drin.
Fushata do të ndikojë pozitivisht për të eliminuar burimet e ndotjes përpara se të fillojnë reshjet.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)