BERAT - Ndryshime në radhët e punonjësve të policisë së shtetit, konkretisht në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Kështu kryekomisar Afrim Tafa është emëruar Drejtor i Policisë së Beratit, i cili prej afro një muaji mbante postin e zëvendësdrejtorit të policisë në këtë qark.

Ndërkohë, zëvendësdrejtor në policinë e Beratit është emëruar komisar Idajet Hoxha. Ky i fundit ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)