Ndryshime në Kongresin e PS? Petro Koçi: Pushteti brenda partisë në pak duar! Një kryetar bashkie komandon gjithçka! Edhe ëngjëllit po i dhe shumë pushtet kthehet në djall

8 dhjetori është një ditë e rëndësishme për PS. Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka vendosur që të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste në Ditën Kombëtare të Rinisë.

Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në "Kontrast" në Report Tv nuk mohoi se mund të ketë supriza në këtë kongres, megjithatë thotë se nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme.

“Nëse do flasim për teorinë e surprizave ky do ishte skenar i këndshëm. Por situata në të cilën ndodhet opozita është një krizë në rritje dhe jo në rënie. Kriza më e thellë do jetë në 25 dhe jo në 24. Forcën e rëndesës e ka marrë krahu i Berishës. Nëse do kishte ndodhur diçka tjetër mund të kishte një trajektore tjetër. Kriza do vazhdojë. Do kemi këtë lloj opozite që pamë”, tha Koçi gjatë diskutimeve në studio me gazetarin Denis minga dhe Lorenc Vangjelin.

Ndryshimet sipas deputetit lidhen me riorganizimin e partisë, për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë mendoj që duke hyrë 2024 praktikisht ne hyjmë në një fazë që gjithmonë do kemi parash zgjedhjet e 2025. PS është makineri organizative që ka një motor që nuk fiket asnjëherë. Pas zgjedhjeve ka pasur një pushim të lehtë dhe pas kongresit gjithçka do vihet në lëvizje. PS është parti që i programon mirë këto punë me faza”, tha Koçi.

“ Ajo që mendoj dhe shpresoj nga një batutë në fund e Ramës në asamblenë e Tiranës e cila kap një aspekt të thjeshtë që lidhet me përbërjen e strukturave të asambleve tona qoftë në nivel lokal dhe qëndror ku ka shumë administratë. Ai tha pse ka kaq shumë drejtorë në Asambletë tona. Që do të thotë se është një gjë që e kam ngritur shpesh. Administrata  e ka kapur PS. Por nuk e ka eliminuar shpirtin e saj. Betejat e PS në pluralizëm kanë qenë të tilla që kanë formuar një korpus të fortë”, shtoi më tej deputeti.

“Kjo përvojë në pushtet ka ardhur një moment që duhen bërë ca konkluzione. Gjykoj që ne duhet të imagjinojmë sikur garën nuk e kemi me këtë opozitë që kemi sot pavarësisht se kjo do vazhdojë kështu.”

Duke analizuar atë që mund të ndodhë në kongres, Koçi u ndal te roli i kryetarit të bashkisë.

“Ndodh që partitë pushtojnë administratën. Por këtu ka ndodhur e kundërta. Drejtori bën karrierë politike. Mënyra sesi formohen trupat tona të asambleve nuk janë nëpërmjet një procesi zgjedhor të mirëfilltë. Zgjidhesh këshilltar në bashki”.

Në optikën e Koçit, pushteti në parti është në pak duar. E për të treguar se kjo duhet ndryshuar ai tha se edhe ëngjëllit po t'i japësh "më shumë pushtet seç duhet kthehet në djall".

“Problemi i tretë është se pushteti real është në pak duar. Jo pushtet shtetëror por politik brenda partisë. Një kryetar bashkie komandon gjithçka. Këtu nuk është idea si do marrim vendime që të godasim kryetarët e bashkive. Edhe ëngjëllit po i dhe të gjitha pushtetet kthehet në djall.  Ne nuk duam që ëngjëjt tonë t’i kthejmë në djaj”, shtoi ai.

Deputeti përjashtoi mundësinë e ndryshime të tjera në qeveri.

“Për qeverinë s’mund të them gjë sepse ndryshimet në qeveri vonë janë bërë nuk mendoj se do ketë. Këtu është fjala për t’u marrë me partinë dhe marrëdhëniet e saj me administratën me shtetin me qeverisjen. Duhet të kemi një rol më të fuqizuar të partisë në raport me qeverisjen. Partia është një komunitet më i madh që duhet shfrytëzuar më mirë”, deklaroi më tej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
‘Një ministër s’mund të rrijë më shumë se 6 vjet’, Vangjeli flet për të ‘rrezikuarit’ në kongresin e PS: Mazhoranca i shikon një pjesë të zhytur me dosje

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën ka folur për zhvillimet që mund të ndodhin në kongresin e PS më 8 dhjetor, ndërsa la të kuptohej se do këtë ndryshime në qeveri.

“Unë po shkoj shumë më tepër se drejtorët e administratës sa i përket të rrezikuarve në kongres. Logjika më çon në 2018 kur askush s’e priste, kur kishte protesta studentësh, kishte trazim në jetën politike të Tiranës dhe kur dy muaj më vonë u dogjën mandatet e demokratëve, pra kishte shumë tension në parlament, Rama bëri lëvizje radikale në qeverisjen e tij dhe tha se "një ministër nuk mund të rrijë më shumë se 6 vjet në të njëjtën detyrë sepse s’ka çfarë jep më". E tregon dhe "kompjuteri" se çfarë ka thënë në 2018.

Ndryshe nga ajo që tha Koçi i cili foli për kundërshtarët e socialistëve kriza e të cilëve do shkojë drejt thellimit e jo shërimit, edhe mazhoranca i shikon një pjesë të madhe të tyre të zhytur në këtë nivel me dosje penale. Ai vetë është ende shumë i gjatë dhe s’i ka vajtur niveli deri në grykë. Por ai shikon që disa janë mbytur... Në të gjitha rrethanat ai s’mund të ketë një trupë gjyqësore që e gjykon por qytetarët që votojnë (Për Ramën). Këto janë trupa më e pagabueshme...”, tha Vangjeli në Report Tv.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

BE fton në takim Kosovën dhe Serbinë për dinarin! Krika ndaj Bislimit për sjelljen e tij ndaj Lajçak

BE fton në takim Kosovën dhe Serbinë për dinarin! Krika ndaj Bislimit për sjelljen e tij ndaj Lajçak