Ditën e sotme në Policinë e Tiranës ka pasur disa ndryshime në kupolën drejtuese.
Sipas burimeve mësohet se është larguar nga detyra shefi i Krimit Ekonomik, Kreshnik Alimadhi, ndërsa në vend të tij është emëruar Artenis Merkaj.
Ndërkohë, lëvizje ka pasur edhe në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë. Është larguar nga detyra shefi i Rrugores, Nertian Buzi, ndërsa në këtë post është komanduar Lusjan Zeqaj. Pas largimit nga detyra, Buzi është transferuar në Pukë.
Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve, por lëvizjet vijnë pak kohë pas zgjedhjes së Skënder Hitaj si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Komente










