TIRANË- Ish-kreu i PSD-së, Tom Doshi u pa sot në ambientet e kryeministrisë. Pas videos që qarkulloi në media dhe aludimet mbi vizitën e tij, Report Tv u interesua në lidhje me personin që zoti Doshi ka takuar ditën e sotme.

Burime pranë zyrave të godinës qeveritare u shprehen se Tom Doshi ka qenë tek një nga zyrat e Bashkëqeverisjes, të ndodhura në katin e parë të godinës se Këshillit të Ministrave. Ai ka debatuar për disa ankesa nga Shkodra për administratën shtetërore dhe pastaj është larguar.

Tom Doshi është parë të hyjë e të dalë nga ambientet e Këshillit të Ministrave nga hyrja e përdorur nga administrata ne godinën e cila më parë ka qenë në përdorim te Ministrisë së Financave dhe ku sot drejtohen edhe qytetarët.

Praninë e Doshit në Kryeministri e komentoi edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili u tha gazetarëve se ai nuk përgjon se kush futet brenda ambienteve të kryeministrisë, ndërsa shtoi se ka axhendën e tij politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Report Tv zbardh arsyen e vizitës së Tom Doshit në Kryeministri

1664359860_WATERMARKREPORTtv.01345016.Still019.jpg

Pas videos që tregonte ish deputetin e PSD Tom Doshi duke hyre në ambientet e Këshillit të Ministrave, Report TV u interesua në lidhje me personin që zoti Doshi ka takuar ditën e sotme.

Burime pranë zyrave të godinës qeveritare u shprehen se Tom Doshi ka qenë tek një nga zyrat e Bashkëqeverisjes, të ndodhura në katin e pare të godinës së Këshillit të Ministrave. Ai ka debatuar pre disa ankesa nga Shkodra për administratën shtetërore dhe pastaj është larguar.

Tom Doshi është parë të hyjë e të dalë nga ambientet e Këshillit të Ministrave nga hyrja e përdorur nga administrata, në godinën e cila më parë ka qenë ne përdorim të Ministrisë se Financave dhe ku sot drejtohen edhe qytetarët.

Ora 13:24
A e takuat Tom Doshin në kryeministri? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e ka takuar sot Tom Doshin, megjithëse ish-deputeti u pa duke hyrë në kryeministri.

‘Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në gjithë këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hy nga diku dhe kam pjesën time të punës! Se kush hyn dhe kush del është detyra juaj që të përgjoni, nuk është detyra ime që t'i kontrolloj.’- u shpreh Rama.