Qendra e emigrantëve në Gjadër/ Ministri i Brendshëm italian: Hapet javën tjetër, nuk do ketë prerje shiriti! Transferohen 400 të parët

Qendra e emigrantëve në Gjadër/ Ministri i Brendshëm italian: Hapet javën tjetër, nuk do ketë prerje shiriti! Transferohen 400 të parët

Kampi i refugjateve ne Gjader

Rome- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi parashikon se javën e ardhshme do të hapet qendra e emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Javën e ardhshme pritet të vijnë në qendër personat e parë, por ministri deklaron se nuk do të ketë prerje shirit.

Qendra do të jenë në formën e qendrave të paraburgimit, por jo me tela me gjemba. 

"Ne planifikojmë të fillojmë javën e ardhshme , realisht personat e parë do të çohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme . Nuk do të ketë prerje shiriti." Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi , duke folur në festën e Il Foglio .

“Qendrat janë të ngjashme me ato të vendosura në territorin kombëtar, janë për paraburgim të lehtë. Nuk ka tela me gjemba, ka asistencë. nuk janë Cpr. Çdokush mund të aplikojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe ta marrë atë brenda pak ditësh", shtoi ministri.

Ministri tha se në fazën e parë do të transferohen 400 persona, shkruan agjencia e lajmeve ANSA 

1728745265_matteopiantedosi.JPG

Foto: Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi

Edhe pse emigrantët e parë pritet të mbërrijnë për pak ditë, në kampin e Gjadrit do të vijohet me punime, pasi ka mbetur dhe 30 për qind e volumit pa përfunduar. Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, por për shkak të vonesave në punime është shtyrë deri më sot.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut. Marrëveshja u ratifikua nga parlamentet e të dyja shteteve. 

Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Ato do të kontrollohen fillimisht në bordin e anijeve që i kanë shpëtuar, përpara se të dërgohen në Shqipëri, ku do të priten në qendrën që është ngritur në Shëngjin. Më pas do të vendosen brenda në kampin e Gjadrit. 

Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por kampi mund të zgjerohet në muajt në vazhdim.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën