TIRANE- Personat të cilët kanë disa vite punë nuk mund të përfitojnë pension të pjesshëm ashtu sikurse deri me sot. Skema e re e pensioneve e cila do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2015 nuk parashikon pensione të pjesshme, por vetëm pensione të plota. Por një përjashtimi në këtë lloj kategorie do të jetë vetëm për ushtarakët. Ky është një nga ndryshimet thelbësore që parashikon ligji i ri i pensioneve. Mbi 20% e pensionisteve marrin sot një pagesë të pjesshme, rreth 65 mijë në qytet dhe pothuajse 53 mijë në fshat.
Duke hequr edhe këto dy koncepte fshat-qytet, sipas Enkelejd Musabelliut pjesë e grupit për reformën, pagesat do të ndryshojnë. “40 vitet maksimale nuk janë kusht për përfitimin e pensionit, pasi përfitim të pjesshëm dhe pension të plotë nuk do të ketë më, do të ketë vetëm pension pleqërie. Kemi bërë një formulë ku çdo individ merr pensionin social plus 1 % për çdo vit të siguruar. Pra nëse një person ka të siguruara 20 vite, merr pension social plus 20% të pagës së vet mesatare” ka pohuar Musabelliu. Sipas tij, sa më shumë të kontribuojnë një qytetar aq më i lartë do të jetë pensioni. Penalitete më të forta do të ketë për të gjithë ata që dalin në pension të parakohshëm. Niveli i pagesës që do t’i japin shtetit, nuk do të ndryshojë, por do të rriten vitet në të cilat do paguajnë.
Kjo masë merret për të nxitur punësimin, deri në moshën e pensionit. “Nëse një person është 3 vjet para moshës së pensionit dhe k plotësuar 35 vitet e sigurimit, për çdo muaj që përfiton pension më herët se sa mosha ligjore e daljes në pension, penalizohet me 0.6% të masës së pensionit në muaj. Deri në fund të gëzimit të pensionit ajo mbetet e njëjtë. E vetmja që ndryshon është kushti tjetër me një periudhë maksimale të sigurimit, duke e rritur nga 35 në në 40 vjet. Dhe në këtë rast një person që e shtyn daljen në pension, përfiton një shtesë prej 0.34 % të pensionit çdo muaj” ka pohuar Enkelejd Musabelliu.
Në të ardhmen për të favorizuar personat që punojnë përtej moshës së pensionit, mendohet të ketë një ndërthurje të punës me pensionin. Kështu një i moshuar mund të punojë gjysmën e javës dhe gjysmën tjetër të marrë pension nga shteti. Sa i përket pensionit social ai do të përfitohet nga të gjithë ata persona të cilët do të jenë rezidentë në Shqipëri, që nuk kanë asnjë të ardhur, nuk kanë derdhur kontribute por që kanë mbushur moshën 70 vjeç.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com