Ligji për Akademinë e Shkencave do të shkojë në Kushtetuese! Zhupa: 13 shkelje, SPAK të vlerësojë veprat penale! Presidenti të mos e dekretojë

Ligji për Akademinë e Shkencave do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese shoqëruar nga një dosje e plotë me 13 shkeljet për ta miratuar. Depozitimi do të bëhet nga deputetja Ina Zhupa e cila i bëri thirrje SPAK të vlerësojë nëse ka vepra penale.

‘Do dërgohet në Gjykatën Kushtetuese me një dosje të plotë shkeljesh! I kërkoj Presidentit të Republikës, që ta vlerësojë me shumë kujdes këtë ligj, ta rikthejë atë për rishqyrtim në Kuvend. E ftoj dhe Prokurorinë e Posaçme, që ta ndjekë këtë proces, dhe të vlerësojë nëse jemi përpara nevojës për fillimin e verifikimit apo të ushtrimit të ndjekjes penale, për vepra penale.’- tha Zhupa.

Sipas deputetes dhe anëtares së Komisionit të Edukimit faktohet me video e deklarata se nisma ligjore nuk ishte e deputetëve Ismet Beqirqaj e Petro Koçi por e vetë kryetarit të akademisë, Skënder Gjinushi.

‘Në mbledhjen e Komisionit të Edukimit, Skënder Gjinushi, e pranoi hapur, me zë dhe figurë, që ky projektligj është një propozim i tij, dhe pa e pasur problem, ai zëvendësoi dhe u mbivendos në prezantim të projektligjit me Z. Beqiraj – deputet.’- tha Zhupa.

Kuvendi u përdor thotë Zhupa me procesin ligjor të nisur, ndërhyri në periudhën zgjedhore të organeve drejtuese të akademisë.

‘Në 19 korrik 2023 mbaroi dhe mandati i Kryetarit Gjinushi. “Dita e votimit caktohet 30 ditë para mbarimit të afatit të mandatit të Kryetarit paraardhës. Pra dita se kur duhet të zhvilloheshin zgjedhjet në Akademinë e Shkencave maksimalisht duhet të ishin zhvilluar në 19 qershor 2023. Sipas ligjit, në fuqi, zoti Skënder Gjinushi, nuk mund të kandidonte. Atëherë për të hequr çdo pengesë ligjore duhej aktivizuar mekanizmi parlamentar dhe zgjedhjet duhet të shtyheshin.’- u shpreh Zhupa.

Shkelje e rëndë parashtrohet mbledhja 4 minuta e Komisionit të Edukimit nga Petro Koçi dhe miratimi i ligjit në kuvend e futur me urgjencë në rendin e ditës së seancës së fundit plenare.

‘Deputetët ishin dëshmitarë të një mbledhje klandestine, që u zhvillua ditën e mërkurë, datë 19 korrik në Komisionin e Edukimit. Kërkesa është depozituar disa orë pas zhvillimit të vet mbledhjes. Paligjshmëri totale, Falsifikim intelektual i pastër.’- tha Zhupa.

Për më tej thotë Zhupa, deputeti Petro Koçi që mblodhi komisionin në 19 korrik, kur kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij si nënkryetar i komisionit të edukimit në 11 korrik duke e vënë atë në pozita paligjshmërie.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut