Ndryshimet në draftin e taksimit mbi të ardhurat, Xhihani: Projektligj i mirë, por duhen 2 ndryshime! Çoçoli: Është diskriminues

TIRANË- Eksperti kontabël, Artan Xhihani ka shpjeguar me detaje në studion e Report Tv ndryshimet se çfarë parashikon projektligji për taksimin mbi të ardhurat. Përballë gazetarit Arbër Hitaj, Xhihani është shprehur se nga ku ligj preken ato profesione të lira që nuk kanë asnjë shpenzim, përveç mendjes së tyre, përfshirë konsulent, avokat, etj, të cilët duke mos paguar taksat, i bëjnë një dëm shtetit prej gati 30 mld lekë.

“Ka disa lehtësira për biznesin e vogël me xhiro 14 mln lekë në vit, përjashtohen nga tatim fitim, por te ko lloj fashe përfshihen dhe biznese të tjera me karakter profesional dhe të vetëpunësuar, por nëse një market i vogël në lagje ka dhe shpenzime, një aktivitet profesional është ardhur e pastër se kosto e tij është vetëm mendja. Psh konsulent, avokat, mjek, që nuk vazhdojnë gjë përveç mendjes, këto ishin të përjashtuar nga tatimi, paguanin vetëm sigurimet shoqërore. Kështu sipas përllogaritjeve, llogaritej gati 30 mld lekë të munguara nga buxheti i shtetit, jo si evazion, por ia jepte ligji. Të humbura sepse kur dolën këto lehtësira tatimore, shumë njerëz që ishin të punësuar dhe tatoheshin për pagat, u tërhoqën dhe dolën si profesione të lira, dhe këtu taksat ishin zero. Tani me ligjin e ri ka disa kufizime që nëse një konsulent 80% të ardhurave i ka një klient, ose 90% të të ardhurave nga 3 biznes, atëherë është biznes dhe të ardhurat do të tatiohen si të ishin pagë”, zbuloi Xhihani.  

Këtë projektligj, eksperti Fatos Çoçoli e cilëson si diskriminues dhe e merr me rezerva.

“Preken profesionet e lira, janë rreth 23 mijë persona që preken. Ai që do të përcaktoj një marangoz, elektricist, nuk do të tatohesh, por ndan mjekun, konsulentin, veç dhe ka diskriminim. Nuk mund të tatosh elektricistin, marangozin, kush ma siguron që do të trajtohet ndryshe elektricisti i lagjes, kemi shumë profesione të tjera të lira, tatim progresiv është tani. Nëse tani nuk taksohesh, menjëherë do futen 15%, ai që është i vetëpunësuar të shkon barra tatimore gati 25%”, u shpreh Çoçoli.

“Qëllimi është vendosja e një barazie fiskale, se një konsulent që kishte kompani, paguante paga, tatime paguante shumë, ndërsa një tjetër i vetëpunësuar paguan shumë pak”, u përgjigj Xhihani.

Ky e fundit e cilëson si një projektligj të mirë, pasi në plan afatgjatë një individ do të ketë një pension më të mirë, por thekson se duhen bërë të paktën 2 ndryshime.

“Duhet që tatimi progresi të mos vendoset në të ardhura, por mbi fitimin, të mos shikohet sektori korporata, por individi”, u shpreh eksperti.

Nga ana tjetër, Fatos Çoçoli është i mendimit që nuk duhet të ketë kaq shumë ndërhyje për boshtin tatimor, mirëpo këtu e ka kundërshtuar Xhihani.

“Jemi shumë keq me ndërhyrje shumë të shpejta në boshtin tatimor”, tha Çoçoli.

“Është një ekonomi dinamike. Nuk kemi një ekonomi të konsoliduar që kanë një standard, ndryshojmë se nuk i bëjmë mirë kur i bëjmë ose i kopjojmë gabim, ose se gjatë zbatimit lëmë ndonjë gjë mangën, ose futet dikush që ka influencë”, tha Xhihani.

Ligji i ri  propozon ruajtjen e skemës ekzistuese të tatimit me tarifë 0 % kryesisht të biznesit të vogël familjar, ku personat fizikë dhe personat juridikë me qarkullim deri në 14 milionë lekë do të paguajnë 0% tatim mbi të ardhurat nga biznesi dhe mbi të ardhurat e korporatës deri në vitin 2029. Projektligji propozon futjen në skemën e tatimit nga 1 janari 2023 të bizneseve furnizues të shërbimeve kryesisht profesionale, duke adresuar në këtë mënyrë fenomenin e identifikuar në lidhje me ofrimin e shërbimeve, kryesisht në profesione të lira. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja