Ndryshimet në Kod, deri 20 vjet
burg për prodhuesit e eksplozivit
Personat që mbajnë, transportojnë apo trafikojnë lëndë plasëse për qëllime kriminale do të dënohen me 15-20 vite burg; ata që vjedhin energjinë elektrike 5 vite burg; drejtim i automjeteve në gjendje të dehur, nga 10 ditë deri në 3 vjet burg. Këto janë penalitetet që parashikojnë ndryshimet në Kodin Penal.
TIRANE- Personat që mbajnë, transportojnë apo trafikojnë lëndë plasëse për qëllime kriminale do të dënohen me 15-20 vite burg; personat që vjedhin energjinë elektrike do të dënohen deri në 5 vite burg; ndërsa drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa leje drejtimi, të dënohet nga 10 ditë deri në 3 vjet heqje lirie. Këto janë penalitetet që parashikojnë ndryshimet në Kodin Penal të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, prezantoi ndryshimet e miratuara, të cilat do t’i kalojnë për miratim Kuvendit, ndërsa theksoi se ato kanë për qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.
Kështu ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë ashpërsim të masave dhe penaliteteve për shkelësit e ligjit që kanë të bëjnë me çështjen e vjedhjes së energjisë elektrike, përdorimin e lëndëve plasëse, shitjen e kartave Sim në mënyrë të paautorizuar, dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
“Objektivi kryesor i qeverisë është për të garantuar më shumë siguri, inovacion dhe progres. Sot qeveria me kërkesën e ministrit të Energjisë, dhe ministrit të Brendshëm ka miratuar disa ndryshime në Kodin Penal, që do i shkojnë për miratim Kuvendit, dhe lidhen me çështjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ashpërsimin e masave që kanë të bëjnë me përdorimin e lëndëve plasëse, shitjen e kartave Sim në mënyrë të paautorizuar, dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Synojmë parandalimin e këtyre fenomeneve dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për shkelësit.
Për ndryshimet në Kodin Penal për vjedhjen e energjisë synon të adresohet ky problem dhe parashikohen masa për shkelësit.
Lidhur me lëndët plasëse, vjen si analizë e ekspertëve të ministrisë së brendshme, që ka marrë në shqyrtim përdorim e lëndëve plasëse për qëllim civil; ndryshim në nenet 278 dhe 282 të Kodit Civil 5-8 vjet burg për mbajtje të eksplozivit, dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet, pra në rastet kur lëndët eksplozive mbahen, transportohen trafikohen për qëllime kriminale.
Sot u miratua kërkesa për amendimin e nenit 291 të Kodit penal për sigurinë rrugore. Kjo është një nga pikat ë masave të prezantuara bashkë me ministrinë e Transportit për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa leje drejtimi, të dënohet nga 10 ditë deri në 3 vjet”, tha ministri Tahiri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23