TIRANE- Ndryshimet në Kodin e Punës pritet të sjellin më shumë të drejta për punëmarrësit dhe të rritet lufta kundër informalitetit në punë. Kështu u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi në Komisonin për Çështjet Ligjore, ku paraqiti projektligjin për ndryshime në Kodin e Punës.
“Do të rriten mekanizmat ligjor të munguara në tregun shqiptar siç janë agjencitë e punësimit të përkohshëm. Është evidentuar në raport me kompanitë e mëdha që po afrohen tashmë masivisht në vendin tonë, që ka shumë nevojë për një mekanizëm të ndërmjetin për të realizuar punësimin masiv të punonjësve të kualifikuar shqiptar”, - u shpreh Klosi para deputetëve. Një ndër risitë që do të ketë Kodi i Punës është dhe krijimi Agjenisë së përkohshme të punësimit.
/Shqiptarja.com