Ndryshimet në kodin penal që parashikojnë deri në heqje liri për këdo që thyen rregullat dhe urdhrat e vendosura gjatë situatës së pandemisë së Covid 19 janë e vetmja mënyrë për të fituar këtë betejë.

Ka qenë ky opinion i qytetarëve për mikrofonin e ReportTV lidhur me ndryshimet e reja të propozuar nga qeveria e që priten të hyjnë në fuqi në fundin e javës së ardhshme.

Ndërsa nuk mungua as ato zëra që mendojnë se këto ndryshime janë të ekzagjëruara dhe se tashmë beteja me Covid 19 është fituar.

“Shumë vendim i saktë, vendim i drejtë, mënyrë e duhur në kohën e duhur, vendime dhe veprime shumë të sakta.

Kush thyen rregullat dhe kush merr jetë njerzish duhet të përgjigjet me ligj. Masën po nuk e shkele nuk të bën gjë po e shkele do përgjigjesh.

Shumë të mira. A mendoni se kjo është mënyra e duhur për të fituar këtë betejë me virusin e rrezikshëm? Sot për sot më e mira.

Pak e ekzagjeruar si vendim, megjithatë… Tani po e fitojmë betejën, u fitua beteja 500 vetë gjithsej janë ato kalon dhe kjo situatë, pothuajse e kemi fituar betejën.” – u shprehën disa nga qytetarët.

Me ndryshimet e reja kush nuk i bbindet urdhrave ndëshkohët me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Nëse shkelja përsëritet shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg ndërsa nëse thyerja e rregullave rrezikon jetën ose shkakton vdekjen e një personi tjetër dënimi është nga 1 deri në 5 vite burg.