'Punëtorë të huaj për rindërtimin pas tërmetit'! Gjoni: Po i thoni shqiptarëve ikni se ju zëvendësojmë me botën e tretë (VIDEO)

TIRANË- Sot me me 89 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim u miratuan ndryshimet në ligjin për "të huajt" që parashikon procedura të lehtësuara për pajisjen me viza, ka sjellë debate në seancën e sotme parlamentare mes opozitës së re dhe mazhorancës. Sipas socialistëve, këto ndryshime do të ketë efekt direkt në rritjen e numrit të huaj që shohin Shqipërinë si një mundësi për punësim, duke argumentuar se është shumë i rëndësishëm në një kohë kur për shkak të rindërtimit pas tërmetit, ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Megjithatë, deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni i ka kundërshtuar fort këto ndryshime. Nga foltorja e Kuvendit, Gjoni shprehet se është një gënjeshtër që ka lidhje me tërmeti, pasi është vendosur për konsultim publik dy muaj para, më konkretisht më 19 shtator 2019. Më tej, Gjoni thekson se për këtë nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, duke shtuar se kjo gjë do të sillte ardhjen nga vendet e treta të emigrantëve. 

“Pse gënjeni kaq hapur? Ky projektligj s'ka lidhje fare në tërmetin. Ju këtë ligj e keni vendosur për konsultim publik online për 20 dite në dt. 19 shtator 2019. Pra dy muaj përpara tërmetit të nëntorit. Dhe për më tepër, nuk është konsultuar me asnjë prej grupeve të interesit apo me shoqërinë civile. Pastaj përse nuk ka një studim të nevojave të tregut të punës?”

Është e qartë që kjo qeveri po angazhohet për shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët", tha Gjoni në parlament. Megjithatë, në përgjigje të Gjonit, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla dhe deputeti Ulsi Manja thanë se me anë të këtyre ndryshimeve vetëm sa janë hequr procedura burokratike, dhe jo verifikimet nga shërbimet inteligjente apo strukturat e tjera.  

"Kontrolloni mos keni marrë një ligj tjetër, se nuk ka lidhje fare me diskutimin tuaj. Më thoni në cilin gërmë ka ndryshuar procedura e dhënies së vizës? Në asnjë pikë. Për ata që nuk e dinë, ka një procedurë që kalon përmes shërbimeve inteligjente. Vetëm kemi shmangur një hallkë që e kemi konsideruar idiote. S'ka nevojë të shkojë në Konsullatë, ta marrin në intervistë, të vijë pas dy javësh të marrësh pasaportën me vizë. Ua kemi bërë më të thjesht. Do i sjellin online, do verifikohen të gjitha dhe pastaj do të vlerësoj nëse paraqet risk për sigurinë e vendit, për emigrantë të paligjshme. Kemi një strukturë shtetërore që i verifikojmë ditën që hyjnë dhe ditë që dalin", tha mes të tjerave Balla.

Çfarë parashikon ndryshimet në ligj?
Sipas qeverise ligji synon të ofrojë lehtësira për të huajt që mund të vijnë në Shqipëri për të punuar dhe ose për turizëm. Një nga lehtësirat që në ligj është parashikuar është edhe aplikimi i vizës elektronike, që sipas hartuesve do te ndikojë në lehtësimin e procedurave për ata te huaj që duan të vijnë në Shqipëri, por se në vendet e tyre vendi ynë nuk ka seli diplomatike. Gjithashtu, në kuadër të situatës në të cilën gjendet vendi ynë, ku si pasojë e fatkeqësisë natyrore janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesat e dy prej bashkive më të populluara të vendit, por jo vetëm, është propozuar që punësimi i shtetasve të huaj në sektorë të ndryshëm, me qëllim rregullimin e pasojave dhe rimëkëmbjen nga fatkeqësia natyrore, të përjashtohet nga detyrimi për pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi në punë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Manja: Nuk synohet shpopullimi, por po hapim dyert për vendet mike (VIDEO)

Ndryshimet në ligjin e të huajve ka sjellë debate në Kuvend.  Në përgjigje të Gjonit, deputeti Ulsi Manja tha se nuk synohet shpopullimi, siç Gjoni pretendonte, por hapja e dyerve për vende mike.

"Nuk është i shpopullimit, por i dorës së shtrirë dhe zemrës së hapur. Në historinë tonë na janë hapur dyert e shtëpisë dhe zemrat e vendeve mike. Jetojmë në një shoqëria të hapur ku dominojnë rregullat e tregut, dhe s'duhet të bëjmë përjashtim. Ka në zemër të lirë tregun e botës. kushdo që arrin të sigurojë një kontratë pune është i mirëseardhur", tha Manja.

Ora 15:26
Ndryshimet në ligjin e të huajve/ Gjoni: Po u thoni shqiptarëve ikni ju, se ju zëvendësojmë me punëtorë nga vendet e treta (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni e ka cilësuar ndryshimet në ligjin që u lehtëson procedurat të huajve të vijnë në Shqipëri, si një turp dhe mbi të gjitha i "fton" shqiptarët që të largohen nga vendi i tyre. nga foltorja e Kuvendit, Gjoni shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për krah pune, duke shtuar se kjo gjë do të sillte ardhjen nga vendet e treta të emigrantëve, për të cilën thotë se duhet të jemi preferencial në këtë rast.

"Taulant nuk e di me kë më ngatërron, por i harron gjërat që unë nuk flas pa lexuar. Jam patriot dhe e dua vendin tim. Nuk e kam fare për turp që nuk dua në vendin tim shtetas nga vende të dyshimta sa i përket sigurisë kombëtare, fare. Jam preferencial dhe çfarë kapaciteti teknik kanë të huajt. E pafalshme, pa asnjë konsultim publik ju i thonë shqiptarëve se ikni se ju zëvendësojmë me njerëz të botës së tretë. Unë dua persona nga vendet e zhvilluara", tha Gjoni.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 12/02/2020 23:16

    Jepni shembullin te paret duke cuar kalamajte tuaj ne ndertim .as katunaret e humbur nuk denjojne te merren me ndertim ,bujqesi bageti e blegtori se kane fitime nga hashashi.

    Përgjigju
  • Lushnjari: 12/02/2020 18:47

    Shumë mirë e ka Gjoni ka sa të duash vlonjate qe janë të lindur hamej të gatshem të punojne në ndertim perderisa tani u pre rruga e skafeve.

    Përgjigju
  • vera: 12/02/2020 18:22

    KE TE DREJTE O RALF,,,KETA JANE legena,,,,po e tregojne veten perdite,,,,atij palacosh ruci duhej t'ja kishe thyer turinjte,,,cilin nxjerr ai jashte ,,cfare eshte parlamenti shtepia e tij,,,po nuk ke cfare pret nga keta mor ralf gjoni qe lirojne te burgosurit me burgim te perjetshem,,,,dhe dritan dajtin qe ishte denuar me burgim te perjetshem ja ulen denimin me 25 vjet….ik nga ai parlament ralf,,,dhe formo nje parti te re,,,jo me rudina hajdarin,,,ajo nuk merr vota per faj te babait te saj,,,,dhe njerezit do te votojne ,,se jane ngopur me pislleqet e PD DHE PS...

    Përgjigju
  • Populli: 12/02/2020 17:48

    Nirmal nuk u duhen shqiptaret keta

    Përgjigju
  • Wall: 12/02/2020 17:42

    Ik more injorant.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës