Ndryshimet në qeveri, deputeti Koçi: Ishin të nevojshme! Kulluri: Qeveria po vjen duke u dobësuar

Pesë ministrat e rinj u betuan sot para Presidentit Bajram Begaj. Sa i takon kabinetit të ri qeveritar, deputeti socialist Petro Koçi thotë në Report Tv se ndryshimet ishin të nevojshme. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, deputeti Koçi thotë se qeveria kishte nevojë për energji të re.

“Nuk do thoja që janë figura thjesht me sfond teknik, janë figura që kanë edhe sfondin politik. Ishin ndryshime të nevojshme, kishte nevojë për energji të re, është mesi i mandatit të tretë. Në përgjithësi çdo person që drejton një institucion, pavarësisht nivelit me kalimin e shumë viteve pëson një ulje pasioni e përkushtimi, ndonjëherë s’ke edhe ndonjë gjë të re për të dhënë, jo se ministrat mund të kenë të meta, por politikisht ishte e nevojshme që të kemi një qeveri të re. Duhet llogaritur edhe ndryshimi i ministrit të Brendshëm”, tha Koçi.

Anëtari i Kryesisë së PD thotë se nga pikëpamja politike qeveria po vjen duke u dobësuar.

“Shoh një mungesë debate në PS për situatën e krijuar brenda në PS. Votat janë marrë nga PS. Në këtë kuptim shoh që s’ka fare debat, përveç ngritjes së dorës që është një akt formal. Ka një arsye përse kryeministri i ka vënë aty. Por nga pik politike qeveria po vjen duke u dobësuar. Qeveria Berisha 2 ka qenë më me peshë politike. Me kalimin e viteve ka një konsum qeveria, kërkon më shpatulla kryeministri dhe partia në pushtet për tu përballur me problemet reale dhe me opozitën. Këtu je me një opozitë të përçarë dhe Rama duke mos e ndjerë presionin e opozitës vë në presion partinë e tij”, tha Kulluri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi