Ndryshimet në Kodin Rrugor, rritet gjoba për alkoolin: 40 mijë lekë nëse bën aksident tapë rikthehesh në auto-shkollë! Deri në 30 mijë lekë për celularin

TIRANE- Ministria e Brendshme prezantoi publikisht sot paketën me propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor për shkelësit. Masa më e rëndë është ajo për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, që shkon deri në 40 mijë lekë (nëse përmbajtja e alkolit është nga 0.8 mg/l  deri në 1.5 mg/l), nga 5 - 15 mije lekë që është aktualisht, dhe pezullimi i patentës arrin deri në 2 vjet, nga deri në 6 muaj aktualisht.  Por nëse shoferi që drejton makinën në gjendje të dehur, shkakton një aksident, dhe rezulton me përmbajtje alkooli 1.5 mg/l dhe i hiqet leja e drejtimit me të gjitha pikët. Kjo do të thotë se shoferi rikthehet sërish në auto-shkollë për ta marrë patentën nga e para. Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 - 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lartë. Ndërkohë nga 10-20 mijë lekë propozohet gjoba nëse përmbajtja e alokolit ëstë nga 0.3 mg/l deri në 0.5 mg/l.

Gjoba për celularin në timon rritet nga 1 - 1.5 mijë lekë që ishte, në 5 - 15 mijë lekë. Por kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet, që do të thotë se arrin deri në 30 mijë lekë. Por me këtë shkelje, merret masë ndëshkuese edhe me pezullimin e lejes së drejtimit për 3 muaj, si dhe hiqen nga patenta 10 pikë. Gjobë do të merret 5 mijë lekë, edhe thjesht nëse je duke e mbajtur telefonin në dorë, pa folur e pa shkruar, kur je në timon.

Ndëshkim me gjobë nga 10 - 20 mijë lekë do të ketë edhe për shoferët që nuk ruajnë distancën e sigurisë, apo edhe më shumë, nëse i bën presion për të hapur krah, duke përdorur vazhdimisht dritat e gjata.

Nga 1 - 3 mijë lekë, rritet nga 5 - 8 mijë lekë gjoba për shoferët që nuk respektojnë përparësinë në rrugë. Kur efektivët rrugorë konstatojnë se shkelja është përsëritur 2 herë brenda vitit, pezullohet patenta deri në 1 vit dhe hiqen 5 pikë nga leja e drejtimit.

Si ndryshim në Kodin Rrugor për personat që drejtojnë motor, propozohet që veç kaskës mbrojtëse, të jetë i detyrueshëm gjatë natës, në errësirë, edhe mbajtja e jelekut fosforishent. Gjoba në këto raste do të jetë deri në 1-3 mijë lekë. 

Gjobë 1 - 3 mijë lekë do të marrë një shofer, nëse pasagjerët në makinën e tij nuk kanë të vendosur rripin e sigurimit. Edhe nëse bën parakalim të gabuar në rrugë, gjoba do të rritet në 5 - 10 mijë lekë nga 1 - 3 mijë lekë që është aktualisht. Po ashtu, shtohet edhe pezullimi i patentës me 1 muaj. 

Në Konferencën e Nivelit të Lartë për sigurinë rrugore në vitin 2020 morën pjesë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, të cilët theksuan se siguria rrugore duhet të jetë njësoj si në vendet evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Kur do t'i bëjë policia shoferëve testin e idiotit?

Ora 11:30
Gjobë deri në 8 mijë lekë dhe 1 vit pa patentë nëse nuk respektoni përparësinë në rrugë

Nga 1-3 mijë lekë, rritet nga 5-8 mijë lekë gjoba për shoferët që nuk respektojnë përparësinë në rrugë. Kur efektivët rrugorë konstatojnë se shkelja është përsëritur 2 herë brenda vitit, pezullohet patenta deri në 1 vit dhe hiqen 5 pikë nga leja e drejtimit.

Ora 11:26
Ndryshimet që DUHET të dijnë drejtuesit e motorëve: Jo vetëm kaskë mbrojtëse, por edhe jelek fosforishent

Si ndryshim në Kodin Rrugor për personat që drejtojnë motor, propozohet që veç kaskës mbrojtëse, të jetë i detyrueshëm gjatë natës, në errësirë, edhe mbajtja e jelekut fosforishent. Gjoba në këto raste do të jetë deri në 1-3 mijë lekë. 

Ora 11:24
Pa rrip sigurimi?! Shoferi e pëson edhe për pasagjerët: Deri në 3 mijë lekë gjobë

Gjobë 1-3 mijë lekë do të marrë një shofer, nëse pasagjerët në makinën e tij nuk kanë të vendosur rripin e sigurimit. 

Ora 11:22
10 mijë lekë gjobë për parakalimin e gabuar në rrugë, pezullohet edhe patenta për 1 muaj

Edhe nëse bën parakalim të gabuar në rrugë, gjoba do të jetë më e lartë se aktualja, që është nga 1-3 mijë lekë. Gjoba do të rritet nga 5 - 10 mijë lekë. Po ashtu, shtohet edhe pezullimi i patentës me 1 muaj. 

Ora 11:08
Gjobë për të 'fortët' e rrugës, që i ngiten pas makinave me drita të gjata...Deri në 20 mijë lekë

Deri më sot, askush nuk është ndëshkuar nëse i vjen një shoferi shumë afër pa ruajtur distancën e sigurisë, apo edhe më shumë, nëse i bën presion për të hapur krah, duke përdorur vazhdimisht dritat e gjata. Me ndryshimet në Kodin Rrugor, gjoba për mosruajtjen e distancës së sigurisë dhe për përdorimin e dritave të gjata, do të bëhet nga 10-20 mijë lekë dhe do të hiqen 5 pikë nga patenta.

Ora 10:55
'Thjesht e mban në dorë, flet apo shkruan mesazhe' - 3 gjobat e reja për celularin në timon...Deri në 30 mijë lekë

Gjoba për celularin në timon rritet nga 1 - 1.5 mijë lekë që ishte, në 5-15 mijë lekë. Por kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet, që do të thotë se arrin deri në 30 mijë lekë. Por me këtë shkelje, merret masë ndëshkuese edhe me pezullimin e lejes së drejtimit për 3 muaj, si dhe hiqen nga patenta 10 pikë. 

Me ndryshimet në Kodin Rrugor, pritet të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin celularin. Nëse je duke i dhënë makinës, dhe thjesht mban celularin në dorë, gjoba propozohet të jetë 5 mijë lekë. Nëse i jep makinës duke folur në telefon, gjoba rritet në 10 mijë lekë. Më e lartë gjoba është nëse e përdor telefonin duke shkruar teksa je në timon, në një vlerë që propozohet të jetë 15 mijë lekë. 

Ora 10:52
Edhe këshillimit do lë 'gjurmë' në sistem! Nëse përsërisni të njëjtën shkelje brenda 1 viti, ndëshkim maksimal

Ministria e Brendshme propozon që këshillimi nga efektivët rrugor për shkelje të lehta në rrugë, të mos jetë thjesht gojarisht, por të administrohet në sistemet e policisë. Nëse brenda 1 viti, shoferi konstatohet me të njëjtën shkelje për të cilën thjesht është këshilluar (pa masë administrative), atëherë atij i vendoset masa maksimale e parashikuar për shkeljen.

Ora 10:48
Deri në 40 mijë lekë gjoba për alkolin, patenta pezullohet deri në 2 vjet! Rikthehesh në autoshkollë nëse bën aksident 'tapë'!

Rritet deri në 40 mijë lekë gjoba për shoferët që drejtojnë makinën në gjendje të dehur. Kjo është vlera maksimale e gjobës, nëse përqindja e alkolit në gjak është deri në 1.5 g/l. Në këto kushte, edhe pezullimi i patentës, arrin deri në 2 vjet. 

Gjoba për alkolin aktualisht, pa propozimet për ndryshime të Kodit Rrugor, është 5-15 mijë lekë dhe pezullimi i lejes së drejtimit deri në 6 muaj. Me ndryshimet, nëse përqindja është 0.5 g/l gjoba është nga 10-20 mijë lekë, dhe pezullimi i patentës është 3-6 muaj.

Të gjithë shoferët e automjeteve të cilët do të konstatohen se drejtojnë makinën nën efektin e alkolit, përveçse do të arrestohen nga policia siç ndodh aktualisht, me ndryshimet në Kodin Penal është bërë një shtesë. Nëse shoferi që drejton makinën në gjendje të dehur, shkakton një aksident, dhe rezulton me përmbajtje alkoli 1.5 g/l dhe i hiqet leja e drejtimit me të gjitha pikët. Kjo do të thotë gjithçka nis nga zero për të marrë sërish patentët, në autoshkollë dhe me testin teorik dhe praktik.

Nëse shoferi konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00 - 06:00 të mëngjesit, propozohet që gjoba të jetë 30% më e lartë. 

1582796951_alkoli.jpg

Ora 10:06
Balluku: Duhet të vijë ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore në nivelin e masave të transportit ajror (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se duhet një transformim i mentalitetit fillimisht ndërsa shtoi se masat e pasagjerëve në transportin rrugor duhet të vijë në nivelin e atij ajror.

"OKB e ka renditur sigurinë rrugore si një prioritet globale për zgjidhje. Na duhet një transformim në mentalitet fillimisht. Kjo nënkupton vendosjen e sigurisë si një vlerë të panegociueshme. Të gjithë ju keni pasur mundësi të udhëtoni. Një avion nuk ngrihet nëse nuk vihet rripi i sigurimit apo nëse hapen dritaret. E njëjta gjë kërkohet të bëhet në transportin rrugor. Duhet të kalojnë në ADN tonë siguria rrugore. Siguria duhet të jetë indikatori kryesor matës i suksesit të transportit", tha Balluku.

Ora 09:23
Lleshaj: Ka ardhur koha të zbatohet një model europian për sigurinë rrugore (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në konferencën për sigurinë rrugore 2020 se ka ardhur koha që në Shqipëri të zbatohet një plan masash si në vendet europiane për të shmangur aksidentet.

"Qarkullim në kushtet e turbullimit mendor në kushtet e alkoolit apo drogës është një tjetër shkak i aksidenteve rrugore. Shpejtësia është një element që lidhet me konceptin human. Ndihma e shpejtë edhe efektive është një tjetër faktor për evitimin e pasojave të aksidentit. Edhe në këtë fushë kërkohet progres i shpejtë. Modernizimi dhe profesionalizimi janë një kusht i rëndësishëm. Të dyja kanë një rol të pazëvendësueshëm. Ka ardhur koha të zbatohet modele të suksesshme europiane. Në kuadër të një grupi me përfshirje të gjerë do hartohet një plan për hapa të mëtejshëm për sigurinë rrugore të ngjashëm me programet e BE si dhe hartimi i projekteve teknike", u shpreh Lleshaj.

m.v./d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    COVID-19/ A keni arritur të bëni aplikimin për të marrë leje për dalje nga shtëpia?

Komento

Komente

  • adriano: 28/02/2020 21:52

    jemi shteti me zhvates ne gjith rruzullin toksor si mund te jet gjoba per perdorim celulari e njejte me nje rroge mujore

    Përgjigju
  • Geni: 28/02/2020 15:57

    Sipas mendimit tim, deri tani ka ndodhur qe te denohen vetem ata qe nuk kane miq. Sepse ne fund te fundit, zbatimi mbetet ne duart e policit rrugor. Ai mund te te fal, ose mund te te denoje. Korrupsioni eshte problem tjeter, nese dikush paguan leke dhe shpeton, normalisht priret te ngase makinen si te doje. Per rrogat qe kemi ne Shqiperi, edhe gjobat qe ishin me pare, nuk ishin te vogla, dhe gjasat jane qe gjobat e reja thjesht do shtojne arken e shtetit, por veshtire se mund te edukoje ata qe ngasin keq. viktimat do te jene tashme ata qe jane te rregullt. Ata qe merren me droge nuk e kane problem te paguajne keto gjoba. Dhe ka plot te tille ne rruget e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Ilmi: 28/02/2020 08:41

    Shkelqyeshem. Duhet te rriten gjobat dhe per parkimet e gabuara, pasi behet shkak per rriten e trafikut ne zona urbane, dhe bashkit te vendosin sinjalistik rrugore te plot, dhe te merret mendimi I specilisteve te Qarkullimit Rrugor... Si dhe Specialistet e Policis Rrugore te jen pjese e testeve per marrjen e Lejes se Drejtimit. Flm

    Përgjigju
  • Likja: 27/02/2020 17:11

    Me gjithe kete trafik te renduar policia rrugore eshte jasht loje sa me u gjet kola ne pune

    Përgjigju
  • Zamir: 27/02/2020 16:11

    Kesaj i thone stambolli digjet kurva krihet...

    Përgjigju
  • Berti: 27/02/2020 13:31

    Keta e rrisin naten me 30%, njerzit do fillojn te pine diten qe ka me shum qarkullim. Se kush i jep keto ide [email protected]*i po nejse, beni ca te keni qef

    Përgjigju
  • Leon: 27/02/2020 11:49

    Po njerzit qe kalojne autostraden ne kembe,,qe marin ne qafe vetem dhe shoferet?

    Përgjigju
  • tironci: 27/02/2020 11:43

    A ju jeni vetem per gjoba o plera , po ju skeni rruge te hajrit ku te ecesh normal ska ndricim ka gropa ska sinjalistike te ngushta si rruge kabuli, ishalla sju kap viti ri o hajduta

    Përgjigju
    • elbasanlliu: 27/02/2020 13:17

      Po, normal ska ndricim, ka gropa, ska sinjalistike, kshuqe hajde e kthejme nga nje shishe raki se mos ndoshta i jepet me mire makines

  • Deutschland: 27/02/2020 11:04

    Vendosni ligjin kapja në Timon nën efektin e drogave të forta përfshi dhe hashashin heqje patente përjetë. Ky është ligji Gjerman.

    Përgjigju
  • x..: 27/02/2020 10:54

    Rregulloni sinjalistiken ne qytet nuk ka tabela shpejtesie ne semofor levizin kembesor dhe makina ne nje kohe kur hapet sinjali per kembesore kudo shikonbllokim akse trotuare qytetaret levizi ne rruge te makinave polic trafiku nuk ka ne periferi

    Përgjigju
  • Loran: 27/02/2020 10:34

    Ktu po te vriten me plumb perdit gra e njerez to del e na prealia per kodin rrugor ,a je ne vete apo sje e katandise policin skandal

    Përgjigju
    • @LoranKarit: 27/02/2020 11:33

      Mirë e thua, ti lëmë njerzit të bëjnë si të duan dhe të ecin si të duan në rrugë të ecin me. 180 në rrugë ku tabela është 30 km/h.. Ah mor debil njeri që se kupton që kafsha si puna jote dhe ligj me 12 pushkatime të marri, po e ka në mëndje për të vrarë gruan prap do e bëjë, problem është emancipimi dhe jo vetëm ligji.

  • Santa Quaranta: 27/02/2020 09:48

    Beni konferenca sa te doni!! Çelesi i suksesit eshte edukimi i perdoruesve te rruges, si ata qe drejtojne mjete ashtu edhe ata qe perdorin kepuce!!

    Përgjigju
  • tori: 27/02/2020 09:24

    Vendosni ligjin per celularet si e ka gji europa o te vonuar nga trute.

    Përgjigju