Në një kohë që presioni i SHBA për ta përjashtuar nga Kuvendi është i madh, Sali Berishës i del në pah një tjetër skandal që i rrezikon atij mandatin e deputetit vetëm 2 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Disa dokumente të publikuara sot nga “Dita” tregojnë se falsifikim të regjistrit të Gjendjes Civile dhe për më tepër, falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit, gjë që sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit. Berisha ka ndryshuar datëlindjen nga 15 e në 16 tetor, kur në fakt e ka më 1 korrik dhe ky falsifikim ka pasoja ligjore sipas Ligjit për Dekriminalizimin pasi nuk i ka deklaruar.
I ftuar në “Repolitix” në Report TV Fatos Klosi ish kreu i SHISH tha se Berisha ka bërë 2 shkelje, njëra është që s’i ka deklaruar ndryshimet e gjeneraliteteve dhe e dyta është se këto ndryshime i ka bërë në mënyrë të paligjshme pa një vendim gjykate.
“KQZ e ka këtë informacion, s'ka pasur këllqe ta përjashtojë. Gjendja civile ia ka çuar KQZ dhe ai prap ka firmosur. Ai ka deklaruar se s'ka pasur ndryshime, kqz e ka dhe s'ka reaguar. Nuk është për të thënë që nuk dihej kjo, dihej zyrtarisht, ndryshimi i gjeneraliteteve është bërë në mënyrë të paligjshme. Kanë kërkuar të ndryshohet gjeneraliteti i kryeministrit në atë kohë. Edhe ndryshimi është i paligjshëm nuk është vetëm problemi që se ka deklaruar. Problemi i parë është se në pozitat e kryeministrit ka kërkuar që ti ndryshojë dhe problemi i dytë është se nuk e ka deklaruar. Këto ndryshime i ka bërë kur ishte kryeministër, ka vajtur zv.minitri që i ka ndryshuar. Ai e ka fshehur qëllimisht identitetin”, tha Klosi.
Deklarata e Berishës i cili tha se nëse e heqin nga PD pa pasur provat ‘si minues i demokracisë nga SHBA’ atëherë ai do të bëjë gjithçka për rikthyer "vlerat e PD-së në kohën që e themeloi" falë influencës së tij në parti, sipas Klosit ka qenë një kërcënim i drejpërdrejtë për Bashën.
“Deklarata e Berishës që do ta bëj partinë siç ka qenë, ishte kërcënim për Lulin. Shpallja e Berishës Non Grata është mesazh që i dërguar PD se ajo politikë që është zhvilluar deri tani nuk ka më vend”.
Anëtari i KAS Ledio Braho tha se kjo çështje mund të shkojë në KAS për shqyrtim, por rruga është përmes KQZ.
“Kjo është një çështje që mund të vijë për shqyrtim në KAS. Rruga është përmes KQZ, është ai që merr një vendim. Rasti i fundit që pati vendimmarrje nga kas është rasti i fundit i krybashkiakut ntë mallakastrës. Ai skishte deklaruar një akuzë të ngritur ndaj tij. Ai u shfajësua nga akuza, unë isha kundër në fakt por vendimi u mor me shumicë votash. Mbetet për tu parë nëse mund të ngrihet kjo çështje”, deklaroi Braho.
Ore po keni turp që mereni me kriminelin sSalhe Berishën në një koh që buka ushqimi kryesor i shqiptarve po shtrënjtohet e ju mereni me plehun salhe. Edi Rama mos e shkel me këmb besimin e Shqiptarve po dili për zot atyre.
Përgjigju