Ndryshimi i siguracionit të makinës, Mimoza Hajdarmataj: Do ketë ulje dhe rritje në varësi të dëmeve, vjetërsisë së mjetit dhe moshës së të siguruarit

Siguracioni i makinës nga 1 janari 2025 do të ndryshojë dhe do të jetë i diferencuar. Të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar aksidente do kenë siguracion më të lartë, ndërsa për të caktuar vlerën e sigurimit do të merren në konsideratë edhe vjetërsia e makinës e deri tek eksperienca e shoferit.

Më shumë dha sqarime në ‘Sot Live në Shqipëri’ Mimoza Hajdarmataj, kryetare e shoqatës së siguruesve. Hajdarmataj theksoi për Nertil Agalliun se nuk do të ketë rritje të sigurimit por ulje-ngritje në varësi të faktorëve të riskut.

'Nuk ka rritje, por një kategorizim dhe implementim , do kemi ulje dhe ngritje në varësi të dëmeve dhe faktorëve të riskut.

Vetëm sa për kuadër të humorit nuk bën sens rritet, autoriteti mbikqyrjes financiare në kuadër të frymës së ligjit, 2021 kur ishte parashikuar, kategorizim, këto kategori autoveturash, bëhet fjalë për TPL, kompanitë e sigurimi janë të detyruar të implementojnë një print të diferencuar mbi faktorë riskut. Një është historiku i dëmeve, që përfshin një përdorues mjeti. Është kryesori.'

Koeficientët do të ndahen së pari në atë të vjetërsisë së motorit të mjetit.

'Pas kësaj vjen fuqia motorike e mjetit, duke pasur ndikimin që ka ky faktor që lidhet me shpejtësinë e mjetit, ka një koeficient. Këtu kemi një kategorizim që dua të citoj. Nëse janë 7 klasa në këtë kategori automjetesh nga 1300 cm kub deri në 3000 me autovetura, me fuqi motorike të lartë. Në këtë shtrirje nëse bëjmë një analizë, 65% e automjeteve në Shqipëri janë nga 1300 deri në 2500 cm 3 fuqi motorike. 5 klasat e para ose nuk pësojnë ulje, përdoruesi i këtyre mjeteve do përfitojë ulje të tarifës së sigurimit. Dhe koeficienti i 3 klasave të tjera mbi 2500 kalon në 1.1 ose 1.15.

Një makinë tip Smart nëse ka paguar 170 mijë lekë të vjetra, shumëzoje me 0.92. fillon kalkulimi i Smartit e 0.92. shkon 30 mijë lekë më pak për tarifën e sigurimit.'

Ndarje përbën edhe qarku në të cilën është regjistruar makina, pasi qarqe si Dibra, Berati apo Kukësi kanë më pak automjete dhe aksidente.

'AMF kur ka hartuar këtë rregullore, ka ndarë klasën e qarkut aty ku është regjistruar mjeti në dy klasa. Në të parën hyjnë Berati, Dibra, Kukësi, ata që janë regjistruar shumëzohen me 0.97. dallimi, këto janë ndarë disa qarqe me shpeshtësinë e lëvizjes. Në këto qarqe Dibër Kukës Berat qarkullojnë më pak automjete. Rreziku për aksidente më i ulët.'

Kriter tjetër për ndarjen dhe përllogaritjen e koeficientëve është edhe mosha e drejtuesit të mjetit dhe nëse ka qenë i përfshirë në aksidente.

'Mosha e të siguruarit ka rezultuar problem. Nëse kanë qenë përfshirë në aksidente mosha 18-21 vjeç, koeficient është pak më i rritur.'

Gjithashtu kriter ndarës është dhe vjetërsia e mjetit.

'Një mjet mbi 10 vjeçar është përsëri i predispozuar për aksident më lehtësisht. Një mjet i ri i sofistikuar me sinjalistika, edhe kjo ka qenë objekt i ndarjes në klasa për tu shumëzuar me koeficient.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë