TIRANE - Ndryshon mënyra e llogaritjes së pensioneve për punonjësit e universitete dhe institucioneve kërkimore në Shqipëri. Qeveria ka përgatitur një projektligj i cili përcakton masën e përfitimit dhe mënyrën se si do të llogaritet pensioni. “Ky projektligj ka për qëllim harmonizmin e ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha insitucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë” me ndryshimet e tjera ligjore që janë bërë si rezultat i reformës së pensioneve të ndërmarrë nga qeveria”, - thuhet në relacionin e Këshillit të Ministrave.
/Shqiptarja.com












