Ndryshon Kodi Rrugor/ Si mund të shmangësh pezullimin e patentës duke paguar

Kush paguan dyfishin e gjobës për shkeljen e Kodit Rrugor do të shpëtojë nga pezullimi i patentës. Kështu parashikon një nismë ligjore propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu. Por, nga projektligji për disa ndryshime në Kodin Rrugorë do të përfitojnë vetëm emigrantët shqiptarë lejedrejtimi të lëshuara nga një shtet i huaj si dhe shtetasit e huaj. Ky propozim do të adresojë një problematikë të emigrantëve shqiptarë, shqiptarëve të Kosovës dhe të huajve, të cilët humbasin shumë kohë nëpër hallkat institucioneve pasi u pezullohet patenta.

Nëse Parlamenti miraton ndryshimi, i cili kërkon një shumicë prej 84 votash, kjo kategori mund të evitojnë pezullimin e lejedrejtimit në këmbim të pagesës së një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale së parashikuar për dispozitën e shkelur. Gjithashtu, duke ndryshuar pikën 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor, nuk do të jetë më Institucioni i Prefektit që pezullon lejet e drejtimit të lëshuara nga një shtet i huaj.

“Nga zbatimi në praktikë i pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor kanë lindur vështirësi dhe pengesa. Kjo pikë e këtij neni është amenduar edhe në vitin 2011, me ligjin nr. 10488. Por përsëri zbatimi i pikës 3 nuk ka siguruar një normalitet të punës për organet zbatuese të ligjit dhe në mjaft raste janë konstatuar edhe elemente korruptive. Në këto kushte, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar shqetësimet e shtetasve kosovarë, emigrantëve, por dhe shtetasve të huaj, si drejtues mjetesh, që udhëtojnë në një numër shumë të madh në Shqipëri, veçanërisht gjatë periudhës së verës, si dhe dukë marrë në konsideratë faktin që duhet të shmangim hallka të panevojshme institucionale për zbatimin e Kodit Rrugor dhe mirëfunksionimin e ligjit, paraqes nismën ligjore për të ndryshuar pikën 3 të nenit 127 dhe të për shtuar dy pika të tjera 3/1 dhe 3/2, të cilat rregullojnë përfundimisht problematikat e hasura deri më sot për këtë çështje”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Përfituesit

Gjithashtu sqarohet se ndryshimi dhe shtesat në piken 3 të nenit 127 bëhen me qëllim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-së, me qëllim që edhe vendi ynë të vendosë dhe të aplikojë ato standarde. “Propozimi për dyfishim të sanksionit me masë administrative në "këmbim" të mospezullimit të lejedrejtimit për drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi të lëshuar nga një shtet i huaj, do të jetë një masë lehtësuese për drejtuesit e mjeteve.

Ky ndryshim do të ketë një impakt mjaft pozitiv për drejtuesit e mjeteve nga Kosova, të cilët vijnë në Shqipëri çdo fundjavë dhe sidomos për sezonin turistik. Impakt pozitiv ndryshimi do të ketë edhe për drejtuesit e mjeteve joshqiptarë me kombësi të huaj, të cilët do të ndiejnë "shtrëngesën" në pagesën e një mase dyfish për shkeljen e kryer dhe nuk do të kenë vonesa dhe humbje të panevojshme nga shkuarja tek Institucioni i Prefektit për të aplikuar për falje etj”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Ndikimi në Buxhet

Deputeti Pjerin Ndreu argumenton se ndryshimi i propozuar do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve të mësipërme të parashikuara dhe vjelja dyfish të shumës së masës administrative të parashikuar për dispozitën e shkelur.

“Amendimi i propozuar do të ndikoje drejtpërdrejt për eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe të perceptimit negativ që ekziston në publik për Policinë Rrugore, e cila sot aplikon masat për këtë kategori në zbatim të dispozitës përkatëse, por "perceptimi" mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet në legjislacionet rrugore të huaja me ligjin shqiptar e krijojnë këtë perceptim. Nisma e propozuar është në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi për Kodin Rrugor dhe Rregulloren e Kuvendit. Projektligji, si projektligj joqeveritar, nuk ka ndikim në buxhetin e shtetit që sjell rritjen e shpenzimeve apo pakësim të të ardhurave”, thuhet në relacion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 30/06/2018 18:19

    O qeveri shqiptare qe doni me hyre ne evrop e nuk po dini.Patenta bllokohet kur ke bere oksident,ke pire alkol jashte normave te lejuera,kure ke ecur me shpejtesi 2 fishin e normave te lejuera ateher bllokohet potenta,kurse ne shqiprie ka shum raste te marrin patente se ke shkel rregullat e qark.ketu perdoret gjoba simbas rregullave te shtetit e potena pse ti merret.

    Përgjigju
  • Qytetari nga kashari: 30/06/2018 15:32

    Rama ne kete kigjistatur te tije,qe ja dhan shqiotaret per te ber shtet,po ben cudira,pse jo dhe gomorlliigje ne rase jan te verteta persa shkruhen.Nuk eshte turp te bejsh ndryshim ne Kodin rrugor ku te stimulosh shkeljen e ligjit sic jan shpejtesija,aksideti pija alkolike,duke bere ndryshim paguj dopje gjob nuk te hiqet patenta.Atehere beni nje ndryshim vrisni njerz e paguni para mos shkoni ne burg.Nuk ka nevoje qe te jete neni qe denon vrasjet me pagese.Pra shkel ligjin paguje dobje gjobe je ne rregull me shtetin ligjore Allashqiptar.O tu befsha o popullvqe durtroket Salen ,lalen Ramem dhe Basharalasat qe nuk ndigjohen fare per keto pune.Nga mengjezi ne dark akuzojn njeritjeterin, pastaj bej ndonje kallez ne Prokurori. .

    Përgjigju
  • Ceni: 30/06/2018 13:36

    Jam 100% dakord me të Nderuarin PJERIN NDREU , sepse Nuk është në të mirë të askujt që Patentat të PEZULLOHEN ! Vetëm për një gjë NUK jam dokord me PJERININ , kur thotë të DYFISHOHEN ??! JO ore JO PJERIN , GJOBAT duhen KATËRFISHUAR dhe PESËFISHUAR sepse vetëm kështu do NDËRGJEGJËSOHEN SHOFËRËT Harbutë KARAGJOZË Shqiptarë! Edhe SHTETI Forcohet nga GJOBAT e MAJME , por edhe SHOFERËT FUNDËRRINA do marin MËSIMIN e MERITUAR dhe do ta PAGUAJNË me FINANCË , Shpejtësinë dhe XHIRIMIN e Gomave ! Në USA po të kapën me (DUI) që do të thotë me ALKOL , GJOBA e SHTETIT Vetëm të shkon 3.000 DOLLARË , Plus AVOKATI nja 2.000 $ Dollarë dhe 6 MUAJ Automatikisht PARENTA të PEZULLPHET , kurse këtu në SHQIPËRI , Shoferët HORRA dhe KRIMINELË po marin JETË FËMIJËSH dhe PLEQSH e PLAKA !!!!! Lëre pastaj sesa MIJËRA dhe MIJËRA të tjerë kanë SAKATUAR këto 27 VITE Tranzicion QËNËRI !????!!!! Ju bini në KOKË me PESËFISHIMIN e GJOBAVE , sepse vetëm aty ju DHEMB më shumë se kudo tjetër KRIMINELËVE SHOFERË !! SHOFERËT Shqiptarë janë , SHOFERËT më të NEVERITSHËM dhe më të URRYERIT e gjithë BOTËS !!! Unë kam shkuar në mbi 25 SHTETE , dhe SHOFERË si këta SHOFERËT tanë , NUK më ka ZËNË SYRI as në VENDET e AFRKËS QËNDRORE , ku Gjysma e Popullsisë vuajnë për Bukën e Gojës !???!!! Edhe AFRIKANËT janë më të EDUKUAR në TIMON sesa KARAGJOZAT SHOFERË SHQIPTARË !!!!

    Përgjigju
  • Faik: 30/06/2018 12:24

    Duhet TREFISHUAR ,Jo dyfishim , sepse SHOFERAT Shqiptarë janë PLEHRAT më të ndyra tê GLOBIT kur janë në TIMON ! BJERUNI Kërmave SHOFERA sepse i kanë mbushur Rrugët e Shqipërisë me GJAK FËMIJËSH , GRASH dhe PLEQSH ! I PESËFISHONI GJOBAT dhe Tolerancë ZERO ndaj HORRAVE Shoferë Skadentë Shqiptarë .

    Përgjigju
  • Gekenes: 30/06/2018 10:41

    Dmth prape vetem ata qe banojne ne shqiperi jane me te denuarit si gjithmone, te huajt jane te privilegjuar.... shqiptaret jane te penalizuar edhe kur ndodhen jashte vendit te tyre edhe kur ndodhen brenda vendit te tyre.... O politikane te ndyre nuk u ngopet kurre duke e marre neperkembe popullin tuaj o qelbesira.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja