Ndryshon ligji, hiqet taksa e
akcizës për pijet energjike
Hiqet akciza për pijet energjike. Në paketën fiskale të paraqitur nga qeveria është parashikuar që të hiqet akciza nga pijet energjike me argumentin se kjo ka shkaktuar një kosto në vjeljen e të ardhurave në vitin 2014.
TIRANE- Hiqet akciza për pijet energjike. Në paketën fiskale të paraqitur nga qeveria është parashikuar që të hiqet akciza nga pijet energjike me argumentin se kjo ka shkaktuar një kosto në vjeljen e të ardhurave në vitin 2014. Në dhjetorin e vitit 2013 kur kaloi edhe paketa fiskale për këtë vit u vendos që pijet energjike të futeshin në skemën e akcizës, por që qeveria mesa duket është tërhequr pasi edhe kosto është rritur.
Sipas relacionit shpjegues theksohet se në 9 mujorin e parë të këtij viti të ardhurat ishin 282 milion lekë dhe se operatorët ekonomik kishin pasur kosto financiare nga implementimi i kësaj takse për pijet energjike. “Në bazë të të dhënave të administratës doganore, për 9 - mujorin 2014 janë importuar 3339 ton pije energjike dhe janë prodhuar brenda vendit 992 ton. Aktualisht nga kjo akcizë janë vjelur rreth 216 milionë lekë dhe vlerësohet që për gjithë vitin 2014 do të mblidhen rreth 282 milionë lekë.
“Përpos kësaj, operatorët ekonomikë kanë ndryshuar klasifikimin e pijeve energjike për të mos u konsideruar si produkte me akcizë, sidomos në import. Kjo ka rezultuar në dëmtim të prodhimit vendas, kostoja e të cilit është më e lartë se prodhimi i importit. Aplikimi i taksës së akcizës prej 50 lekë/litër për pijet energjike ka sjellë rritje direkte të kostos prej 12.5 lekë/kanaçe 250 ml. Një kanaçe pije energjike prodhim vendas shitet me 80 lekë/copë, dhe një rritje në kosto prej 12.5 lekë/copë, ka ndikuar ndjeshëm në rënien e shitjeve deri në ndërprerje të prodhimit.
Ndërsa një kanaçe pije energjike importi shitet mesatarisht 150 lekë/kanaçe 250 ml, dhe një rritje prej 12.5 lekë/copë nuk ka patur ndikim në rënie të shitjeve të këtij produkti nga importi”,- thuhet në relacionin për akcizat.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10790
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës - Bari
12 Janar, 08:34
-
Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë: Në qiellin e trishtuar, drita u shua
12 Janar, 08:18
-
Tre raste kur nuk duhet të konsumoni kafe, ja pse
12 Janar, 08:06
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 16! Autoritetet lokale: Kemi gjetur mbetje të paidentifikueshme
12 Janar, 07:50