Ndryshon ligji/ Policia Ushtarake do mbahet larg mbrojtjes së pronave të ushtrisë, dyfishohet shpërblimi vjetor

Ndryshon ligji/ Policia Ushtarake do mbahet larg mbrojtjes së pronave të ushtrisë, dyfishohet shpërblimi vjetor

Foto ilustruese

Në Komisionet Parlamentare ka nisur të shqyrtohet nisma ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit për Policinë Ushtarake. Sipas ndryshimeve ligjore, Policisë Ushtarake i hiqet nga kompetenca e mbrojtjes së drejtpërdrejtë të pronave të Forcave të Armatosura. Fjalia ‘mbrojtjes e pronës’ është zëvendësuar me ‘mbështetje për mbrojtjen e pronës’. Ndryshimi është i rëndësishëm, pasi Policia Ushtarake do të vihet në lëvizje për mbështetjen dhe mbrojtjen e pronës vetëm për të kryer veprime procedurale dhe vetëm kur të njoftohet nga strukturat e tjera që e kanë në administrim atë pronë të ushtrisë.

Pronat e ushtrisë do të ruhen në kuptimin fizik nga roje fizike, grupe kontrolli, siguri fizike, rrethim të jashtëm etj., ndërsa Policia Ushtarake do të veprojnë vetëm nëse një gjë të tilla do t’ia kërkojnë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes. Pra Policia Ushtarake do të jetë strukturë mbështetëse dhe jo strukturë e parë që ka përgjegjësinë për mbrojtjen e pronës ushtarake.

Ndryshimet parashikojnë që personali i Policisë Ushtarake do të mbajë përgjegjësi edhe për mosveprime me pasoja penale. Në ligjin aktual parashikohej vetëm veprimi me pasoja penale.

“Nga eksperienca e deritanishme nga strukturat e parandalimit dhe hetimit të veprimtarisë antiligjore në PU, është konstatuar që në disa raste përgjegjësia penale e personave nën hetim është realizuar nëpërmjet mosveprimit si një nga format e konsumimit të veprës penale, por ky përcaktim i paparashikuar në këtë ligj është përdorur për të lehtësuar pozitat juridike të personave të akuzuar, duke lejuar edhe deri në mosndjekjen penale ose mosfillimin e procedimit penal ndaj personave të dyshuar”, thuhet në relacionin shpjegues të projektligjit.

Një tjetër ndryshim parashikon që Policia Ushtarake, përpos shoqërimit të personaliteteve të larta ushtarake, do të shoqërojë edhe personalitete civile, në bashkëpunim me Gardën e Republikës. Ndryshimi është bërë për shoqërimin e Ministrit të Mbrojtjes nga Policia Ushtarake si një autoritet civil.

Projektligji rrit masën e shpërblimit vjetor të punonjësit të i Policisë Ushtarake brenda vitit. Pika 3 e nenit 41 të ligjit në fuqi parashikon që punonjësi i Policisë Ushtarake trajtohet me veshmbathje civile, në vlerë leku, një herë në vit, në masën e gjysmës së pagës mujore. Ndryshimet parashikojnë trajtimin në vlerën e një page mujore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/07/2022 02:32

    Me intrigon fakti se cfare nenkuptohet me //roje fizike,grupe kontrolli,sigurie fizike,etj//Zakonisht,pronat ushtarake mbrohen nga ushtria,por mosspecifikimi ne se rojet do te jene civile,apo ushtarake dhe ne varesi te kujt do te jene,le hapesire per ambiguitet dhe padashje na sjell ndermend 97'kur civile te armatosur shikoheshin duke ruajtur objekte qe nuk duhej te ruheshin prej tyre.E imagjinoni sikur Pashalimani te ruhet nga keto //roje fizike,grupe kontrolli,sigurie fizike//?! E imagjinoni qe rojet e bankave qe jo rralle here kane lene per te deshiruar me reagimet e tyre kur jane sulmuar nga hajdute te rendomte,te ruajne obj.e prona ushtarake?!Qeveria duhet te jete me sqaruese me keto nisma.

    Përgjigju
  • Erisi: 12/07/2022 18:30

    Policia ushtarake duhet te kaloj dhe si strukture e ruajtjes se rendit publik sic jan karabinieret ne Itali apo xhandarmeria ne France.Policia e shtetit ka nevoj per mbeshtetje dhe nga ajo ushtarake

    Përgjigju
  • andi: 12/07/2022 16:28

    Italia ka strukture policore ushtarake qe i quan "carabinieri" dhe kane detyra shume te gjera ne te mire te publikut. Policia ushtarake ne shqiperi eshte e paqarte cfare funksioni realisht ka dhe a eshte nje strukture e domosdoshme! Mendoj qe me shume informacion duhet te kete ne kete drejtim.

    Përgjigju
  • Bravo: 12/07/2022 16:03

    A ka mundesi te shkrihen fare keto struktura qe sbejne asnje pune si trecereku i shtetit shqiptar?!

    Përgjigju
  • Shengjini: 12/07/2022 14:53

    E moren edhe shengjinin nqs ajo asht rujt deri tani... Tash urime privati e gzosh

    Përgjigju
  • Agjenti: 12/07/2022 14:22

    Se kur kishin kompetencat e ndriten ne mbrojtjen e pronave. Slane toke e repart pa zaptuar. Struktura qe marrin rrogen kot sic eshte 80% e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?