Ndryshon ligji/Kushti i Brukselit, shokët dhe të afërmit e politikanëve do vëzhgohen për pastrim parash

Qeveria dhe Kuvendi do të ndryshojnë ligjin për parandalimin e pastrimit të parave, duke zgjeruar rrethin e personave pranë pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve, të cilët do të jenë objekt vëzhgimi për pastrimin e parave të pista. Ndryshimet ligjore parashikojnë monitorimin dhe vëzhgimin jo vetëm të ‘personave të ekspozuar politikisht’, por për herë të parë edhe të shokëve të tyre, anëtarëve në certifikatën familjare, të prindërve, bashkëpunëtorëve,  çdo personi që është bashkëpronar me zyrtarin si çdo personi që ka interesa të përbashkëta. Miratimi i këtyre ndryshimeve është kusht i Brukselit jo vetëm për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por edhe për luftën kundër pastrimit të parave të pista dhe financimit të terrorizmit.

Më këtë rreth të afërmish, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në koordinim me bankat dhe institucionet e tjera përkatëse, duhet të zbatojnë vigjilencën e zgjeruar, për shkak të riskut të pastrimit të parave të pushtetarëve. Vigjilenca e zgjeruar parashikon marrjen e disa masave të detyrueshme për të hetuar burimin e transaksioneve bankareve, investimeve dhe çdo lëvizje në pasuri. Institucionet publike dhe private përgjegjëse duhet të mbledhin informacione për çdo lëvizje në pasuri të rrethit të zyrtarëve, sidomos për transaksionet komplekse, me vlera të larta dhe të pazakonta, duke zbuluar burimin dhe qëllimin e tyre. 

Ndërkaq, në kategorinë e personave të ekspozuar politikisht përfshihen presidenti, kryeministri, deputetët, ministrat, njerëzit e drejtësisë dhe të gjitha ata që deklarojnë pasurinë sipas ligjit. Në këtë kategori përfshihen edhe drejtuesit e kompanive shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm të partive politike, persona me funksione të rëndësishme në organizata ndërkombëtare etj. Këta persona do të monitorohen deri në 3 vite pas largimit nga funksioni, bashkë me personat e afërm të tyre. Ndryshimet parashikojnë se vigjilenca e zgjeruar kryhet edhe në raste të tjera të konsideruara me risk të lartë apo kur krijohen dyshime.

Projektligji për ndryshimin e ligjin për parandalimin e pastrimit të parave

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'