Rrjeti social Instagram vjon me një risi, ku për hapjen e faqes kërkohet mosha e saktë.
Përdoruesit nën 13 vjeç nuk do të lejohen të kenë një llogari në këtë rrjet për t’i mbrojtur kështu të miturit nga përmbajtjet e papërshtatshme.
Informacioni mbi moshën e përdoruesve do të përdoret për t’u dhënë të rinjve më shumë privatësisi.
Ditëlindja do të jetë personale dhe nuk do të publikohet, ashtu si ndryshimi i aplikacionit disa kohë më parë, ku mesazhet nga persona të panjohur u bllokuan.
Komento