Hyjnë në fuqi, kriteret e reja të vlerësimit të dosjeve për përfitimin e KEMP.
Sipas vendimit të ri pagesa e KEMP do të ndërpritet për personat që qëndrojnë më shumë se 3 muaj jashtë, pa arsye shëndetësore dhe për jorezidentët. E njëta gjë vlen dhe për ata që nuk dorëzojnë dosjen në afatet e përcaktuar në Rregullore.
Ndryshimet për kriteret e vlerësimit përcaktojnë ngritjen e 5 komisioneve që do të shqyrtojnë dosjet në nivel kombëtar. Pas shqyrtimit të dosjeve nga komisionet kombëtare, do t’i kalohen për shqyrtim komisioneve eprore sipas sëmundjeve.
Këto komisione do të shqyrtojnë dosjet për sëmundje të përgjithshme, verbërinë, sëmundjet e shëndetit mendor, si dhe paraplegjinë dhe tetraplegjinë.
Përfitues të KEMP do të jenë edhe personat të cilët në 5 vitet e fundit para lindjes të së drejtës nuk kanë 12 muaj sigurim shoqëror dhe nuk kanë qenë përfitues të pagesës më parë.
Pagesa e paaftësisë në punë është 10. 653 lekë në muaj. Të njëjtën masë pagese përfiton edhe ndihmësi personal i personit me aftësi të kufizuar.
Personat me aftësi të kufizuar, të cilët ndjekin, njëkohësisht, arsimin e mesëm të lartë apo arsimin e lartë dhe një kurs kualifikimi, përfitojnë vetëm njërën nga pagesat.
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.5%
Vota total: 1699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërcen e luan piano, historia e Belgisës me Sindromën Down, mamaja e 14-vjeçares: Kur e solla në jetë më paragjykuan! Na japin vetëm 10 mijë lekë kemp
21 Mars 2023, 15:28
-
Lanë grevën e urisë pas marrëveshjes me Ministrinë, invalidët në Elbasan: Presim rivendosje të paketës higjieno-sanitare dhe kthim të pagesave
27 Dhjetor 2022, 10:43
-
Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë së 5 invalidëve në Elbasan! Arrihet marrëveshja me Ministrinë për paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë
26 Dhjetor 2022, 12:55
-
Iu hoq paketa higjieno-sanitare 16 mijë lekë nga Ministria, 5 invalidë në Elbasan në grevë urie: Muaji i tretë që s'e marrim, Rama të na japë zgjidhje
24 Dhjetor 2022, 10:37
-
Ministria u merr 16 mijë lekë në muaj, invalidët në Elbasan do u rikthehen grevës të urisë: S’mbijetojmë dot! Punonjësit socialë u tallën me ne
23 Dhjetor 2022, 14:17
-
Ministria u merr 16 mijë lekë në muaj, invalidët në protestë: Na hoqën paketën e higjienës, futemi në grevë nëse s’e rikthejnë
14 Dhjetor 2022, 12:30
-
Vëllai i Albana Vokshit, hartuesi i raportit të KLSH që godet jetimët
3 Tetor 2022, 13:10
-
1278 invalidë në Bulqizë 2 muaj pa kemp! Reagon Bashkia për Report Tv: Sapo janë zhbllokuar fondet, nesër nis shpërndarja
15 Dhjetor 2020, 16:51
-
Online dhe me postë, dy rrugët për të aplikuar për asistencën dhe kempin! Rikomisionet shtyhen pas pandemisë
1 Prill 2020, 17:27
-
Pezullohen komisionet e KEMP-it, invalidët do vijojnë të marrin pagesën
1 Prill 2020, 16:07
Kjo eshte qeveri. Ik po ta mbajti rrini te djali a vajza jashte. Ska, aty vdisni.
PërgjigjuNe te gjithe boten vetem pensioni i pleqerise eshte i yti. Cdo ndihme apo pension tjeter eshte me kusht, dhe nje nga kushtet eshte qe te jesh rezident i perhershem aty ku merr ndihmen. Nqs nuk je per me teper se 3 muaj ne nje vend do te thote qe je rezident diku tjeter. Eshte llogjike te te hiqet ndihma.