Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i autorit të madh Fatos Kongoli. Lajmin e bëri të ditur vetë shkrimtari në një postim në llogarinë e Facebook të shtëpisë botuese "Toena".
Dorian Kongoli jetonte e punonte në New York prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.
Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:
- Imprint legacy, 2019
- Morning star, 2020
- Yesterday's Tomorroë: Big Brother Has Evolved, 2022
Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar "TRANSPLANTI I JETËS" (TOENA, 2020).
Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”
Familja njofton se pritja për t'i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t'u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
Komente












Drite paste i shkreti! Me fal, po librat pse duhen shenuar te njoftimi. Sidoqofte, dhimbje e madhe. Qofshin vete e jetegjate ata qe le pas se disi pa radhe u fut!
Përgjigju