Nga janari-nëntor 2020 u mblodhën 310 mln € më pak se në 2019 për shkak të pandemisë

Për shkak të pandemisë COVID-19, paratë e mbledhura në 11 muaj e 2020, janar-nentor, kanë rënë me 9.1%, njoftoi Ministria e Financave.  Në total nga janari në nëntor janë mbledhur 382.9 miliardë lekë, duke shënuar një rënie me 38.2 miliardë lekë krahasuar me të ardhurat e të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Kjo tkurrje është tregues se pandemia vijon të ketë impakt në ecurinë e aktivitetit ekonomik dhe të ardhurave familjare. Vetëm në nëntor janë mbledhur 35.5 miliardë lekë nga 39 miliardë lekë që u mblodhën në tetor, duke shënuar përsëri rënie pas kufizimit të orareve dhe moslejimit të grumbullimit më shumë e 10 persona për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Edhe pse të dhënat e INSTAT treguan se niveli i papunësisë shënoi rënie, sipas tabelës së Ministrisë së Financave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë mbledhur 29% më pak para se në 11-mujorin e 2019.

Konkretisht nga 43,3 miliardë që u mblodhën në vitin e kaluar nga ky zë në këtë vit janë mbledhur 30.9 miliardë lekë, duke u tkurrur me 12.4 miliardë lekë. Rënia e fondeve në këtë zë është tregues i rritjes së papunësisë dhe nga ana tjetër lidhet edhe me uljen e pagave, e për pasojë paguhen më pak tatime nga punëdhënësit.

Rënia e dytë më e fortë është regjistruar tek tatimi mbi fitimin, ku janë mbledhur 24% lekë më pak, nga 32,7 miliardë lekë në 2019 kanë zbritur në 24,8 miliardë lekë këtë vit me një rënie të thellë prej -7.9 miliardë lekë. Në këtë rënie ka ndikuar edhe shtyrja në kohë e pagesave të tatim fitimit për një sërë biznesesh si pasojë e pandemisë COVID-19. Po ashtu rënie është shënuar edhe tek të ardhurat nga TVSH dhe pushteti vendor.

Ndërsa nga ana tjetër shpenzimet janë rritur 23.3 miliardë lekë duke marrë përsipër edhe pasojat e pandemisë. Ndërkohë deficiti ka arritur në nivele historike rekord, në vlerën e 72.7 miliardë lekëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë