Në 12 qershor nisin bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Stoltenberg: Marrëveshja u dakordësua me Erdoganin

Në 12 qershor nisin bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Stoltenberg: Marrëveshja u dakordësua me Erdoganin

Stoltenberg në takim me Erdogan

Në 12 qershor, NATO do të nisë bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Këtë e ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Jens Stoltenberg pas takimit që pati me presidentin e Turqisë Recep Tayip Erdogan në Ankara.

Stoltenberg tha se është dakordësuar me Erdogan që në 12 qershor të mbahet një takim tre palësh mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë për nisjen e procedurave për pranimin e Stokholmit në NATO.

Ai tha se Suedia ka përmbushur tashmë detyrimet për t’u anëtarësuar në NATO dhe se ky anëtarësim do ta bëjë Aleancën edhe më të fortë dhe të sigurt përballë kërcënimeve të mundshme.

Kujtojmë se Erdogan më herët ka kundërshtuar me forcë anëtarësimin e Suedisë në NATO me pretendimin se këto të fundit nuk kanë ekstraduar drejt Turqisë disa prej personave të shpallur në kërkim nga shteti turk nën akuzën e terrorizmit. Tensionet mes dy vendeve u shtuan kur në protestat e organizuara kreu i ekstremit të djathtë në Suedi dogji edhe një kopje të librit të shenjtë të Kuranit.

Tentativat për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO janë shtuar që pas agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës