Marco Pasalic është zgjuar nga ëndrra dhe po jeton realitetin. Sulmuesi anësor i Rijekas ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Kroacisë në Europianin 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani.
Historia e 23-vjeçarit është e denjë për një film, ku në fund mundi dhe djersa triumfojnë përballë sfidave të jetës. I lindur në Karlsruhe (Gjermani), Pasalic u rrit mes jetesës së vështirë dhe dëshirës për futbollin.
I riu, me mbarimin e shkollës së mesme nuk kishte dëshirë të vijonte universitetin, paçka se i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Në të tilla kushte, në moshën 17-vjeçare ai u detyrua të punonte në ndërtim dhe këtë e ka treguar vetë sulmuesi.
“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punojë në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë", tha ai.
Më pas 23-vjeçari ka treguar edhe vështirësitë e punës.
“Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër dhe kur jashtë ishte 35 gradë. Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimtarinë. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, tha Pasalic.
Nga të rinjtë e Karlstruhes, ai kaloi në ekipin e dytë të Stuttgart dhe më pas te Dortmund 2, para se në verën e 2023 të kalonte te Rijeka në Kroaci. Në Grupin B të Euro 2024 Kroacia ka përballë Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.4%
-
Lindshmëria
17.7%
-
Vdekshmëria
3.9%
Vota total: 1121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nis sot faza e 1/8, Zvicër-Itali ndez Evropianin! Spalletti supersticioz para sfidës, 'helvetët' optimistë për çerekfinalet
29 Qershor, 12:59
-
'Minuta Zero'/ Kampionia e kickbox: Tifozët shqiptar kudo janë të parët! Portieria e kombëtares: Në Dortmund policët bënin foto me ne
28 Qershor, 20:49
-
'Bën mirë të mos kthehesh te Rubini', brigada ushtarake ruse kërcënon Mirlind Dakun
28 Qershor, 19:45
-
Euro 2024/ Sfida shekullore mes Italisë dhe Zvicrës, nga Olimpiada e 1924 deri te penalltia e humbur e Jorginhos dhe eliminimi nga Botërori! Fitorja që nderon të kaltrit
28 Qershor, 16:00
-
Euro 2024/ Përballja ndaj Gjermanisë, trajneri i Danimarkës: Duam suksesin e parë në Europian
28 Qershor, 15:27
-
Skandali në Euro 2024/ Tifozi e nxori zbuluar, portieri i Serbisë merr hak dhe e godet me grusht
28 Qershor, 15:02
-
Djemtë e artë të Euro 2024, mes tyre edhe futbollisti i kombëtares shqiptare
28 Qershor, 14:36
-
'Armand Duka deklarata diletante', Eduard Prodani për Report Tv: Kombëtarja s'tregon rritje të futbollit shqiptar, FSHF stil autoritar drejtimi
28 Qershor, 12:59
-
Euro 2024/ Ylli i Spanjës, Lamine Yamal diplomohet online nga Gjermania! Tani vëmendja në 1/8 e Evropianit
28 Qershor, 12:33
-
VIDEO/ Si Zidane kundër Spanjës, UEFA i bën jehonë veprimit të Kristjan Asllanit
28 Qershor, 11:02
-
'Shkoi përtej futbollit', Elseid Hysaj: Në Euro 2024 u dëmtuam nga arbitrat, ja pse ula kokën te goli i Italisë
28 Qershor, 09:18
-
'Minuta Zero'/ Nard Ndoka zbulon: E njoh futbollin, kam qenë golëshënues! E pamendueshme që Broja rri jashtë formacionit
27 Qershor, 20:13