Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë

Për vitin 2025, buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve do të jetë më i lartë, por drejtuesi Klevis Qose kërkon shtesë 1.49 miliardë lekë. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Qose kërkoi para për përmirësimin e kushteve të sigurisë, përfshirë këtu edhe pajisjen me armë të punonjësve të policisë së burgjeve.

“Buxheti i Përgjithshëm për Sistemin e Burgjeve për vitin 2025 është në vlerën 9.6 miliardë lekë me një rritje prej 5.2% ose 457 milionë lekë më shumë se viti 2024. Sistemit të Burgjeve i nevojiten 1.19 miliardë lekë, për projektet si ai i armëve. 1 miliard lekë për përmirësimin e kushteve fizike të jetesës, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në IEVP. 100 milion lekë për sisteme sigurie”, tha Klevis Qose,  Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Vitin e ardhshëm janë planifikuar 700 milionë lekë investime, një pjesë e mirë e të cilëve për sistemet antidronë dhe ndërtimin e burgut të Kukësit, përveç pjesës më të madhe të buxhetit që shkon për paga.

Por, sa i kushtojnë në një ditë buxhetit të burgjeve një i dënuar dhe një i paraburgosur? “4417 lekë paraburgosur dhe 3600 lekë dënuar, 131 mijë euro në ditë” tha Klevis Qose.

Aktualisht në burgjet shqiptare janë 5070 të burgosur dhe paraburgosur, numër i cili është ulur për shkak të amnistisë në pranverë të këtij viti. Raporti i personave në qeli me punonjësit e burgjeve është pothuajse në nivelin 1 me 1 pasi janë pak më shumë se 4 mijë punonjës.

Sipas kreut të “Sigurisë” Nasip Naço numri i punonjësve është i lartë dhe duhet reformë, por nga ana e tij kreu i burgjeve tha se me këtë politikë penale që ndiqet nga organet e drejtësisë, deri në fund të 2025-ës pritet që numri të shkoj në mbi 6 mijë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 13/11/2024 02:09

    U lumte, keshtu vazhdoni qe cdo qytet te ket burgun e tij... pastaj kaloni neper fshtara.. i pajisni dhe fshatrat me burgjet e tyre.. Ata pak njerz qe do ngelen.. I fusni me arrest shetpie... dhe reston me sherbim prove!!! Shumica e popullsise duke ikur neper bote,ca ne burgje,ca ne kerkim,ca te vdekur,ca te semure dhe u katandisem "kokoshi nje thele"ska nevoje per çubrilloviçin edhe as zerven se i bejm vet te gjitha!!!per permbyllje na sjellen francezet skyecc dhe encro qe te sistemohemi me njeri tjtrin po qe se i shpeton dumanit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia goditet një ndërtesë në Sumy, humbin jetën 10 persona

Lufta/ Sulm masiv me dron dhe raketa, Rusia goditet një ndërtesë në Sumy, humbin jetën 10 persona