Në 23 mars ndërpriten të gjitha fluturimet nga Rinasi, aeroporti: Pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore ose agjencitë

Në 23 mars ndërpriten të gjitha fluturimet nga Rinasi,  aeroporti:  Pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore ose agjencitë

TIRANE-Nga data 23 mars do të ndërpriten të gjitha fluturimet nga aeroporti i Rinasit me përjashtim të linjës së 'Air Albania' nga Stambolli. Vendimi është marrë nga Autoriteti i Aviacionit Civil në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit. Shqipëria me fqinjët i ka mbyllur kufijtë prej disa ditësh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, ndërsa pas datës 23 mars me të gjitha vendet. 

"Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli. Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.

Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben, njofton TIA. Por si duhet të veprojnë pasagjerët që kanë prerë biletat? Për veprime të mëtejshme, TIA thekson se pasagjerët duhet që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook thotë se nga data 23 do të ndalohen të gjitha fluturimet si në hyrje dhe në dalje me Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën dhe Hungarinë. "Nga nesër, 22 mars, ora 23.59, aeroporti “Nënë Tereza” mbyllet për hyrje - daljet me Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën dhe Hungarinë" shkruan Rama. Deri tani në Shqipëri janë 76 të infektuar në total, dy nga të cilët ndërruan jetë në Durrës dhe Lushnje. Por lajmi i mirë është se dy pacientë dolën nga spitali pasi u shëruan nga koronavirusi.

Njoftimi i ministrise se Infrastruktures dhe Energjise

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League