Në 24 orë bëhen 10.134 vaksinime anti COVID, në total nga nisja e procesit janë kryer 314.622 të tilla! Nesër nis vaksinimi i operatorëve turistik

Në 24 orë bëhen 10.134 vaksinime anti COVID, në total nga nisja e procesit janë kryer 314.622 të tilla! Nesër nis vaksinimi i operatorëve turistik

Vetëm në 24 orë janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  në total janë kryer 314.622 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se grupet më të riskuara dhe popullata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen brenda muajit maj, që është edhe objektivi i qeverisë për të vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë.

Shqipëria ka nisur vaksinimi masiv të popullsisë prej javësh dhe se këtë fundjavë mbërrijnë në Shqipëri 90.800 vaksina AstraZeneca. Me ardhjen e dozave të reja vetë kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojnë të ruaj renditjen e saj ndër vendet e para në rajon për shpejtësinë e vaksinimit të popullatës së saj. Këtë fundjavë nis edhe vaksinimi i operatorëve turistik, që do të sjellë një lehtësim për sezonin veror.

Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

Me nisjen e vaksinimit është parw edhe një lehtësim i situatës nga infektimet ditore nga COVID, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 2 humbje jete dhe 179 raste të reja me koronavirus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët