‘Në 5 vite martesë, një natë fjetëm bashkë'! E martuar me dhunë, vjehrra mbante nusen në krevat

Edmira Allamani nga Tropoja trondit me rrëfimin e jetës në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, kur shpërthen në lot teksa tregon dhunën barbare që ish-bashkëshorti ushtronte mbi të. Një histori që trondit, ajo e një babai dhunues që nuk kursen as fëmijën e tij.

U martova pa dashuri me një djalë nga Burreli. Kam vuajtur që ditën e parë të martesës, pasi familja e burrit më mashtruan për njeriun e jetës. Pas dy javësh zbulova se ai kishte probleme shëndetësore dhe me alkoolin. Bbabi i tij nxitoi të na martonte, sepse i dinte problemet e të birit. Ai ishte shumë agresiv dhe në pesë vite martesë, një natë kemi kaluar bashkë. Kurrë nuk është mjekuar për sëmundjen  e tij. Punonte dhe lekët ja jepte nënës. Unë jam trajtuar si objekt në këtë martesë”, shprehet 33-vjecarja

Shtatori i vitit 2018 do të arrinte kulmin me momentin më të vështirë të nënës dhe vogëlushit, të cilët i shpëtuan vdekjes duke u larguar përgjithnjë nga ai ferr. I ati nuk e deshi kurrë të birin duke mos kursyer mbi të as shkelmin në kraharor.

Shkoja në punë me shenja dhunë në fytyrë. Nën efektin e alkoolit më dhunonte shumë herë. Me 16 shtator të vitit 2018 e kam denoncuar për herë të parë, pasi vuri dorë mbi djalin e sëmurë. Isha vetëm me djalin, kur pasi na kyçi në dhomë filloi të na dhunonte. Shpesh më linte edhe pa ngrënë. Ai hante darkë me familjarët e vet, unë në errësirë me djalin”. Arri kulmin çdo gjë një nga ditët kur po ushqeja djalin me gji. Ai ma mori nga krahët dhe e hodhi përtokë, duke i vëndosur këmbën mbi kraharor. Vrapova për të marrë djalin dhe ia mbatha nga ballkoni. Që nga ai moment nuk u ktheva më në atë shtëpi.

33 vjeçarja iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” me një apel për ndihmë, për të birin 4-vjeçar me spektrin autik.

Djali është 4 vjeç dhe ka nevojë për terapi. Shtëpi nuk kam dhe dhoma ku jetoj është thuajse e pabanueshme. Gëzimi im më i madh ka qenë dita kur u bëra nënë. Djali sa herë stresohet mbulohet me gjak nga hundët. Jam pa rrugëzgjidhje. Atij i mungon dashuria e babait, jo paratë e tij. Dua ta shoh fëmijën të gëzuar si të tjerët

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)