Në 6 muaj u dhanë 156 mln € kredi për të blerë shtëpi

Dëshira për të blerë një shtëpi po vjen gjithmonë në rritje, por çmimet e larta po e bëjnë të pamundur blerjen e tyre me kursime. Për këtë arsye qytetarët po i drejtohen gjithmonë e më shumë bankave dhe institucioneve jo-banka për të marrë kredi për blerje shtëpie.

Në 6 muajit e parë të këtij viti sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë qytetarët kanë marrë 156.2 milionë euro kredi me qëllim blerje shtëpie, me një rritje prej 73.6 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar, kur u morën 82.6 milionë euro kredi për këtë qëllim.

Ndërkohë ka një paradoks ku edhe pse ka bum ndërtimesh që duhet të sillte ulje të çmimit, qytetarët po përballen me çmime tepër të kripura.

Po sipas një raporti të mëparshëm të Bankës së Shqipërisë çmimit të Banesave në rang vendi shënoi rritje me 48.6% në krahasim me periudhës bazë që është viti 2013, ndërsa në Tiranë çmimet u rritën në vitin 2020 me rreth 46.7% krahasuar me 2013-ën.

Rritja e kreditimi për qytetarët për blerje banese është stimuluar edhe nga normat e favorshme të interesit, si dhe kushtet e lehta që kanë aplikuar bankat për të dhënë kredi për qytetarët. Shtimi i interesit shikohet edhe si një mënyrë investimi në të patundshme nga qytetarët, edhe pse e blejnë atë nëpërmjet kredisë.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Princesha e Japonisë martohet me të dashurin jo mbretëror! Gjithçka rreth historisë që na kujton dashuritë e mëdha të 'pamundura' të 'gjakut blu'