Krijimi i Aeroportit të Kukësit dhe mbajtja e fluturimit të parë më 18 prill, ka sjellë nevojën e vendosjes së zonës doganore në të. Me vendim të Këshillit të Ministrave në fletoren zyrtare është publikuar vendimi për krijimin e zonës doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, që do të ketë një sipërfaqe prej 781 682 m2.
Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se aeroporti është aktualisht në fazën e certifikimit dhe se më 18 prill pritet të kryej fluturimin e parë Kukës-Londër, ndërsa edhe kryeministri Rama tha se do të sjell para zgjedhjeve në fluturimin e parë demokratët në Londër që të vijnë të votojnë për PD në 25 prill.
Vendimi
KRIJIMIN, SHTRIRJEN TERRITORIALE DHE KLASIFIKIMIN E ZONËS DOGANORE, AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.
2. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi i qeverise
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1021
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM e qeverisë/ Central fotovoltaik në territorin e aeroportit të Kukësit, e ndërton i njëjti koncesionar
20 Mars, 21:17
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 m2 territor! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:31
-
Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror! Fondi limit 16.2 milionë lekë
27 Dhjetor 2024, 11:52
-
Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!
20 Nëntor 2024, 22:40
-
Drejtorët e rinj të policisë në qarqe, shefat e komisariateve dhe departamenteve, botohet rregullorja e zgjedhjes në Fletoren Zyrtare
19 Tetor 2024, 16:10
-
Marrëveshja e pensioneve me Italinë për 500 mijë shqiptarë, miratohet në Komisionet e Politikës së Jashtme në dy dhomat e Parlamentit italian, pritet miratimi në seancë plenare
3 Tetor 2024, 19:26
-
Pr/buxheti 2024/ 51 milionë lekë për ndërtimin e rrugës lidhëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës – autostrada Fier-Vlorë
5 Nëntor 2023, 23:24
-
Tentoi të kalonte me 21 mijë euro të padeklaruara vihet nën hetim 35 vjeçari në aeroportin e Kukësit
28 Qershor 2023, 14:19
-
Rinisin fluturimet në aeroportin e Kukësit pas 9 muajsh ndërprerje, udhëtarë nga Kosova: Të funksionojë gjithë vitin, jo vetëm në verë
22 Maj 2023, 19:55
-
'Jam shefe në doganë'/ Si mashtroi 25-vjeçarja një biznesmene në Tiranë, mori veshje falas dhe euro për 'Rolex'
16 Gusht 2022, 15:56
-
Trafik ilaçesh nga Kosova në Shqipëri, ndalohet autobusi me barna të fshehura
11 Gusht 2022, 10:51
Merita i takon Flamur Nokes kryministri i ardhshem i Shqipnis
Përgjigju