Në ArTurbina historia e dashurisë së Kiarës e Luizit! Herion Mustafaraj, lojë magjike me të rinjtë me aftësitë veçanta, i bie kambanës për varfërinë e punëtorëve të uzinave

Herion Mustafaraj vë në skenën e ArTurbinës komedinë “Uriturus”, ku përfshin të rinj me aftësi të veçanta. Përmes gjuhës së teatrit i bie kambanës për të drejtat e punëtorëve të fabrikave, por sjell në mënyrë unike edhe historinë e dashurisë së Kiarës dhe Luizit.

Jo vetëm mes spektatorëve, por edhe ndër performuesit e kësaj të marte në skenën e ArTurbinës ka fëmijë e të rinj të veçantë…

Herion Mustafaraj dhe Autizmi Flet shkrijnë dallimet përmes artit dhe bëjnë bashkë në komedinë satirike “Uriturus” një grup të rinjsh me aftësi të veçanta si dhe disa gjimnazistë të talentuar nga “Petro Nini” dhe “Qemal Stafa”.

Për pagat e ulëta, që nuk mjaftojnë as për bukën e gojës, punonjësit e një uzine protestojnë.

E megjithatë kundrejt xhepave të zbrazët, mbeten shpirtërat johumanë e të pangopur të pronarëve si z.Naçi.

Jeta e familjarëve të pronarëve të pasur vjen po ashtu mes luksit dhe cektësisë së vlerave shpirtërore.

E megjithatë, dashuria nuk njeh llogari matematikore as te punonjësit e as tek të pasurit, dhe fati mund t’i bashkojë në një.

Nuk janë Luizi dhe Kiara të Big Brother, ndonëse ngjashmëritë e bëjnë lojën edhe më joshëse për spektatorin.

Dy pjesët emocionuese të baletit të ‘Silhouette Dance’ krijojnë frymëmarrje për komedinë dhe krijojnë një urë më shumë komunikimi me të rinjtë me aftësi të veçanta.

Edhe muzika sjell nga bota e tyre në skenë.

Komedia “Uriturus” iu përgjigj me zërin e këtyre të rinjve shqetësimeve të aktualitetit. Me gjuhën e teatrit, Mustafaraj i ra kambanës për më shumë humanizëm, për të drejtat e shtypura të punëtorëve të fabrikave, përfshirë edhe historinë e Luizit të varfër me vajzën e pronarit.

 Rrjedha e dashurisë së tyre mbetet për t’u zbuluar, në të tjera shfaqje të komedisë artistë të rinj që kërkon mbështetje.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja