Në botën time...

Në botën time...

Ëndrrat djegin shtratin tim, unë kaloj gishtërinjtë nëpër flokë. Në tru eksperimentoj një jetë të përafrueshme.

Zemrën e shkrij brenda një kafazi brinjor, rrethuar me lulet e freskëta të artit. As nuk e çoj mendjen tek mjeshtëritë e këtij të fundit. Thjesht mendoj që art është duash, të shprehësh dashurinë, të mos dish vetëm të presësh, por të veprosh ashtu siç ndjen. Mpakem që ndonjëherë gjërat më duket tepër të ndërlikuara tek vetja e sa pa u ndarë nga ky mendim, mendoj se jam fare e thjeshtë, pa asnjë ngatërresë poetike.

Sidoqofshin netët, do i doja si në vargjet e Nerudës dhe për këtë bindem se nuk kujtoj asnjë varg të tijin. Ndofta ato janë kacavjerrë pas shtyllave të shpirtit tim e nuk e di ç’bëhet.

Në botën time natën e kam të fotografuar në mendje në ballkon veror me pragje jastiku.

Yjet i shkëpus dhe i ngjis sipër pëlhurave të trupit. Drita bie poetikisht, e vendosur të më vdesë nga gjithë ai ritëm artistik. Mendja më shkon të gjallërojë ngjyresat kuptimore të jetës. Në vend të ca librave të imagjinoj ca të tjerë, në vend të asaj që shkruaj të kisha shkruar diçka tjetër. Ngatërrohen vargje dhe unë bie në dashuri me një poezi që nuk ka ekzistuar kurrë.

Të vish vërdallë me mendjen sesa pafund përkufizime ka mbi dashurinë dhe shumëçka dhe unë se kam ende të qartë.

Ndofta unë e nënvlerësoj çdo përkufizim timin, ndoshta unë dëshpërohem që e bëj këtë vazhdimisht. Kjo vjen ngase unë shpeshherë mendoj se duhet të jesh jashtëmase i pjekur për të konceptuar mbi diçka, kur në fakt mjafton vetëm të jesh i gjendshëm shpirtërisht.

Kuptoj çdo gjë që më prek.

Fundja fare, në botën time unë zgjedh të shkruaj atë që mendoj, ndiej, vërej, paçka se ka të tjerë që shkruajnë më bukur se unë, mendojnë më bukur se unë, ndiejnë më bukur...kjo s’më bën të heq dorë nga arti im për të përjetuar çastet e mia siç unë di, siç unë në çast i ndiej.

Në botën tonë ka një botë që meriton të quhet ‘bota ime’ dhe ajo nuk pushon.

Duke mos ndaluar së ndjeri gjërat...mbase ky përkufizon vërtet botën time.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sal: 29/03/2020 00:29

    Cmendurija nuk ka fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë