Në BunkArt 1, pas 47 vjetësh, rikthehet festivali i 11-të i këngës shqiptare. HYRJA FALAS, REZERVONI KETU (VIDEO)

Pas 47 vjetësh, në atmosferën unike të muzeut të diktaturës Bunkart art 1, do të rikthehet në skenë festivali i 11-të i këngës shqiptare. Publiku, përgjatë tri netëve spektakolare do të rijetojë krijimtarinë muzikore dhe atmosferën e atyre këngëve që në vitin 1972 tronditën regjimin komunist në Shqipëri. 20 këngët e festivalit të 11-të do të ringjiten në skenë, duke rijetuar edhe interpretime nga më origjinalet. Rikthehen në skenë pas 47 vitesh, Liljana Kondakçi dhe Bashkim Alibali.

Prenotimet kanë nisur, HYRJA ESHTE FALAS: - KLIKO KETU per te prenotuar.

Atmosfera e këtij revokimi të jashtëzakonshëm, përgjatë tri netëve të spektaklit, do të ndizet edhe nga të ftuarit specialë: si Albano Carissi, këngëtari italian që ka shkelur tokën shqiptare në shtator të 1989-ës, së bashku me Romina Pawer. Në atë kohë ata dhanë një koncert që paralajmëroi popullin shqiptar për çlirimin nga normat e diktaturës,  qw nuk vonoi dhe ra dy vjet më vonë.

Tri netët e spektaklit do të drejtohen me pjesëmarrjen ekskluzive të Bujar Kapexhiut, prezantuesi i festivalit të 11-të, ku kishte në krah edhe aktoren Edi Luarasi. Por këtë herë në krah të Kapexhiut do të prezantojë këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj.

Tri netët magjike në BunkArt 1 do të mbahen në një bashkëpunim televiziv unikal të Radiotelevizionit shqiptar dhe Report tv, ku do të bëhet një revokim i pazakontë i festivalit të 11-të, me këngëtarë dhe të ftuar të veçantë.

Në natën e parë më 9 dhjetor, do të jetë i ftuar big Alban Skenderaj, ndërsa në natën e dytë, më 10 dhjetor, do të ngjitet në skenë violinisti me famë botërore Olen Cezari.

Nuk do të mungojnë edhe të ftuarit protagonistë të festivalit të 11-të, si poetja Natasha Lako, kompozitori Aleksandër Peçi, Kompozitori Flamur Shehu, poeti Sadik Bejko, kameramani i RTSH –së dhe i Festivalit të 11, Beqir Derhemi, të cilët do të rrëfejnë si nisi dhe si mbaroi ajo ëndërr e madhe për daljen nga morsa e hekurt e regjimit komunist.

Festivali i 11-të u mbajt në atmosferën e një shpërthimi në të gjitha fushat e artit dhe letërsisë, por ky shpërthim u pre në mes nga prapaskenat e politikës.

“Dy ishin njerëzit që e morën flamurin e asaj që do të sillnin ndryshimin. Këta ishin Todi Lubonja e Fadil Paçrami. Fadil Paçrami ishte njeriu që thoshte që “duhej të luftojmë ashpër konservatorizmin.”; “Unë këtë “Skenderbeun” nuk e duroj”, sepse ishte  koha kur vihej në skenë opera “Skënderbeu”. 

Ishte Todi Lubonja, ai thoshte: “Dëgjoni, kini bërë këngën e gjyshes, e nënës.. nuk do të bëjmë këngë për gjyshërit, duhet të bëjmë këngë për rininë, të bëjmë këngë të reja.”

Pra, në këtë klimë këta të dy kishin marrë përsipër që të modernizonin artin dhe kulturën.”, thotë Sadik Bejko, autori i tri teksteve të festivalit të 11-të të këngës në Raditelevizon.

Pra më 9, 10 dhe 11 dhjetor, BunkArt 1 do të rikthejë në mënyrë simbolike edhe poetët më të mirë  shqiptarë, të ndjerin Dritëro Agolli dhe Fatos Arapin,  tekstet e të cilëve frymëzuan këngët dhe muzikën më moderne të festivalit të 11- në RTSH, plot 47 vjet më parë.  

 

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi