Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Që sot Bunk’Art 2 ofron një tjetër eksperiencë emocionuese! Një pjesë e muzeumit, që edhe për këtë sezon mbetet më i vizituari në Shqipëri, i është dedikuar “Dhomës së manipulimeve”, një seksion unikal në llojin e tij ku për të parën herë eksplorohet gërshetimi kompleks dhe misterioz mes propagandës komuniste dhe iluzioneve optike.

Në dhomën plot me lojra iluzionesh, vizitorët ftohen të reflektojnë se si regjimi komunist përdorte teknika manipulimi për të modeluar perceptimin e realitetit. “Përmes një seri shembujsh dhe instalacionesh, - shpjegon Carlo Bollino, kuratori I Bunk’Art dhe ideator i këtij ekspozimi të veçantë - do të jetë e mundur të zbulohet se si arti I propagandës ndërthuret habitshëm me artin e iluzionit duke krijuar një realitet të shtrembëruar, por bindës”.

Pra duhet të përgatiteni ta shihni botën me sy të tjerë, pasi në krah të çdo iluzioni optic, do të mund të zbulohet një paralelizëm mbresëlënës me teknikat dhe argumentet e përdorura nga regjimi në Shqipëri për të ndikuar mendjet dhe zemrat e një populli të tërë.

“Është hera e parë që një muze dedikuar historisë së komunizmit, - sqaron Carlo Bollino – rindërton këto analogji surprizuese mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste. Një analogji që e rigjejmë  edhe në filmat e prodhuar gjatë regjimit, që si e gjithë kinemaja, përbëjnë modelin maksimal të iluzionit”.

Bunk’Art2 ndodhet në qendër të Tiranës, përballë selisë së Bashkisë dhe i dedikohet historisë së Ministrisë së Brendshme me një hapësirë të gjërë dedikuar origjinës dhe metodave të përdorura nga Sigurimi i frikshëm. Ndërsa Bunk’Art1 ndodhet në rrugën Fadil Deliu (pas teleferikut) dhe në një superbunker atomik me 120 dhoma dhe 5 kate nën dhe’ rindërton historinë e komunizmit në Shqipëri. (info: bunkart.al)

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Virusi: 06/08/2024 19:40

    LËRENI KOMUNIZMIN .... PO SHIKONI MAKINERIN ILUZIONISTE TE PROPAGANDES RILINDASE.... SE SPO NGEL KËMB SHQIPTARI NË KËTË VEND TË BEKUAR MREKULLI NATYRORE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali