
Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani) është njëri nga dy emrat që Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi sot formularin për të justifikuar pasurinë. Ai është një emër i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua për dosjen 339 për sasinë prej 200 kg heroinë që u sekuestrua në Has në tetor të 2018 dhe që tashmë ndodhet në burg në pritje të gjykimit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Astrit Balliu është pjesë e grupit Avdyli.
Balliu nga Shijaku është denuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Vrasja me paramendim". Por si është historia e vrasjes që ka bërë Astrit Balliu? Në vitin 1996 vritet me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astritit.
Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronar i fabrikës së tullave në Vlorë. Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.
Astrit Balliu (Avdyli), djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.
Lajmi kryesor:
OFL-ja godet sërish në Shijak/ Në shënjestër Astrit Avdyli i dosjes 339 dhe Astrit Keçi në burg në Itali për trafik droge
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni ‘Revanshi’ goditi 7 grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për 20 të pandehur, u komunikon akuzat! Mes tyre ‘ushtarët’ e Martinajt dhe Shullazit
31 Janar, 12:42
-
GJKKO lë në fuqi 'arrestin me burg' për Astrit Avdylaj
1 Korrik 2024, 12:45
-
Operacioni 'Revanshi' vijon/ SPAK e kërkonte, arrestohet në Shijak Astrit Avdylaj! Ndoka dhe Martinaj i kërkuan ndihmë për të vrarë Bamin
29 Qershor 2024, 13:15
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen prona me vlerë 4.5 mln, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj 2024, 09:46
-
SPAK godet klanet kriminale, 43 urdhër arreste! Mes tyre për vëllezërit Duka, Avdylaj, Bami e Lul Berisha, ish drejtori i policisë Lezhë! Në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka! (VIDEO)
17 Maj 2024, 07:32
-
Laboratori i heroinës në Has, Apeli i GJKKO prish dënimin me 12 vite burg për Astrit Avdylin, rikthehet për gjykim! Ndryshim të vendimit edhe për 4 të tjerë
4 Prill 2023, 13:50
-
‘Sytë e krimit' në Durrës, hiqen 47 kamera sigurie, 18 ‘pronë’ e Avdylajve në Shijak, 18 në Fushë-Krujë e Nikël! 8 nën hetim, mes tyre Plarent Dervishaj
27 Janar 2023, 09:50
-
Tiranë/ Miku i Ervis Martinajt kapet me armë në makinë te ‘Komuna e Parisit’! Valentino Kaçorri i dënuar për vrasje e trafik armësh e subjekt i OFL-së
17 Dhjetor 2022, 10:50
-
I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë
12 Dhjetor 2022, 12:07
-
Zhdukja e Martinajt, merret në pyetje Astrit Avdylaj: Nuk kam dijeni për të! S’kemi kontaktuar
25 Tetor 2022, 11:02
-
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
10 Tetor 2022, 12:39
-
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
22 Shtator 2022, 13:41