Nga 1️ tetori hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës! Rama: Së shpejti ratifikimi me Italinë
Flamuri i Zvicrës dhe i Shqipërisë
Nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryeministri Ed Rama i cili thotë se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve. Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë.
Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.
“Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Kjo marrëveshje do t'u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre
*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë
#VetëmPërpara”- shkruan Rama.
Çfarë parashikon marrëveshja me Zvicrën?
Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit.
Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore. Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.
Shqipëria dhe Italia përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës u vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, theksoi aso kohe Rama.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
92.7%
-
Jo
5.7%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 11705
Lajme të tjera
-
26 janar-20 shkurt, ekspozitë në Tiranë për Paolo Rossin! Rama: Një legjendë i cili i kaloi kufijtë sportivë! Sacchi: Rossi na mësoi se duhet të jemi të parët
9 Dhjetor, 12:48
-
Komisioni Olimpik Mesdhetar, Rama: Mbështesim Kosovën për organizimin e lojërave 2030
9 Dhjetor, 10:56
-
Dy të rinj sipërmarrës nga Tropoja në podkastin e ‘Flasim’! Rama: Turizmi malor në vend do të jetë si në Zvicër e Austri
9 Dhjetor, 09:39
-
E PLOTË/ Rama në Kongresin e PS-së: Shqipëria në BE, amaneti ynë që do ta shlyejë kjo forcë qeverisëse
8 Dhjetor, 19:03
-
Rama: Në pranverë do mbajmë Kongresin Zgjedhor të PS për të pasur një Kryesi dhe Asamble të re
8 Dhjetor, 18:09
-
Kongresi i PS, Rama: Përafrimin e 4000 ligjeve me legjislacionin e BE do e bëjmë në kohë rekord me ChatGpt! Na ndihmon Mira Murati! Asamble dhe Kryesi e re në pranverë
8 Dhjetor, 16:36
-
Eduard Zaloshnja: Nuk luftova kundër një mbreti, që të bëhem mbret vetë” – Xhorxh Uashington
8 Dhjetor, 16:32
-
Bardhi ironizon Kongresin e PS dhe publikon fotot e socialistëve të hetuar nga SPAK: Paneli 7 online
8 Dhjetor, 14:19
-
Bashkia Shkodër nis instalimin e paneleve diellore në kopshtet publike, Rama: Mënyrë efikase për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit
8 Dhjetor, 08:20
-
Kongresi i PS, socialistët në bllok: 21 janari krim shtetëror, pushkatim pa gjyq! Vendimi i Strasburgut i hap rrugë vendosjes së drejtësisë
8 Dhjetor, 07:10
-
FOTO/ Përfundon sinjalistika në aksin nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave në Durrës, Rama: Lehtësohet ndjeshëm qarkullimi
7 Dhjetor, 15:56
-
Nga Reforma në Drejtësi tek ‘PS 2030’, nesër në 'Ditën e Rinisë' socialistët mbledhin kongresin! Zbardhet axhenda
7 Dhjetor, 14:45