Në ditën e të dashuruarve puthen live duke ‘thyer’ paragjykimet! Vajza nga Lezha rrëfen në ‘Pa Gjurmë’ dashurinë për djalin në karrige me rrota

Aty ku është Mario është edhe Lusi dhe aty ku është Lusi është edhe Mario. Një simbiozë dashurie që kalon kufijtë e të pamundurës. E nëse flasim për dashuri pa kushte, ky është çifti që mishëron këtë togfjalësh. Në ditën e të dashuruarve çifti që jeton në Itali e ndajnë historinë e dashurisë së tyre për publikun në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv për të përcjellë dhe një mesazh të fortë. I riu Italian, i cili jeton në një karrocë me rrota, prej vitit 2008 pas një aksidenti u martua në vitin 2021 me vajzën shqiptarë nga Lezha, Lusi Përndreka. Një postim në facebook u bë shkak i njohjes së të riut italian Mario dhe Lusit shqiptares nga qyteti i Lezhës. Në një nga grupet e rrjetit social ku aplikohej për punë, 33-vjeçari kërkonte një person, që të mund të kujdesej për të, pasi ishte I paralizuar. Një përgjigje i vjen nga përtej Adriatikut, kur Lusi nga Lezha e cila ishte në kërkim emigroi drejt italisë, në prill të vitit 2019 pasi pranoi këtë ofertë pune. Por bashkë me ofertën dy muaj më pas, mes tyre do të lindte dhe një histori e bukur dashurie. I riu italian fillimisht nguroi t’i shprehte ndjenjat Lusit, e cila kujdesej për të. Por pasi e mori guximin "Po"-ja e saj do t’ia ndryshonte tërësisht jetën, kur pas dy viteve bashkëjetesë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

’Dashuria është dhurata më e madhe që Zoti mund t’i bëj një personi. Unë Marion e njoha në fillim të 2019 pasi isha atje për të punuar. E kam ndihmuar që në fillim dhe ende vazhdoj ta ndihmoj. Ai është shumë i sjellshëm, më ka bërë për vete nga sjellja që ka treguar për mua. Më ka treguar se njeriu duhet të shohë larg. Dua t’i them të gjithëve se dashuria nuk është vetëm sot më 14 shkurt po ajo është e përjetshme. Unë dhe Mario nuk kemi parë kurrë interesin në mes. Rrespekti dhe dashuria mibizotëron për ne’-rrëfen 30-vjeçarja

Nuk e mohon se është ndjerë e paragjykuar, por kjo nuk e ka ndalur të jetojë çdo moment. Madje 30-vjeçarja thotë se ka filluar t’i mësojë edhe shqip bashkëshortit të saj Mario.

 

 

’Jam paragjykuar shpesh dhe vazhdoj të paragjykohem, por Mario më thotë gjithmonë se ne do ta kalojmë bashkë jetën, ai është forca ime. I kam mësuar pak shqip bashkëshortit. Në rrjetet sociale ne e tregojmë çdo moment dashurinë tonë’-vijon rrëfimin e saj 30-vjeçarja

Për 33-vjeçarin, shqiptarja është vajza që i ka dhënë forcë të jetojë bukur, pa u kufizuar as nga një karrige me rrota. Në ditën e Shën Valentinit, nga Italia ai përcjell mesazhin frymëzues për këdo që ka të njëjtin fat si ai, ndërsa nuk nguron t’i dhurojë live një puthje dashurie bashkëhsortes.

’I them të gjithëve të mos mbyllen në shtëpi, por të dalin jashtë 4 mureve, sepse jeta është e bukur. Dashuria ekziton, të jeshë invalid dhe i paralizuar nuk është në trup por në kokë’-shprehet plot emocione 33-vjeçari

Këtë dashuri të pakufishme e mbajnë gjallë edhe përmes fotove dhe videove që realizojnë çdo ditë. Në rrjetet sociale, ato publikojnë pafundësisht foto ku shfaqen gjithnjë pranë njëri-tjetrit teksa shijojnë çdo moment të jetës. Ajo që bie në sy është se dy të rinjtë gjithmonë kombinojnë veshjet e tyre, duke i dhënë edhe më shumë veçanti lidhjes së tyre.

Vidio emisioni i plotë

O.D./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja